Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vijojnë ende dhe duket se dialogu mes dy shteteve është në udhëkryq.

 

Analisti nga Kosova Gazmir Raci në një intervistë për Vizion Plus u shpreh se kryeministri Albin Kurti ka propozuar një plan të ri që i afrohet atij të Bashkimit Europian.

 

Ai kërkon që Gjermania dhe Franca si dy garantueset e dialogut, të marrin në dorë situatën.

 

“Përpjekjet po vazhdojnë ende, sepse Kurti para disa ditësh ka prezantuar një plan të ri që kanë ngjashmëri me tre pikat e nderkombëtarëve. BE dhe ndërmjetësit do e zgjidhin këtë problem nëse kanë dëshirë.

 

Do ishte mirë që Gjermania dhe Franca ta merrnin këtë process në duar, sepse ishin garantuesit e takimit në Bruksel e më pas në Ohër”.

 

Referuar sanksioneve të BE për Kosovën, analisti e cilësoi këtë si  të padrejtë, teksa shton se Serbia ka qenë ajo që në mënyrë të përsëritur ka shkelur të gjitha obligimet.

 

“Jemi në një situatë kur vetëm Kosova po përballet me sanksionet nga Perëndimi. Serbia ka shkelur në mënyrë flagrante të gjitha obligimet që ka marrë. Është e papranueshme, që njëra palë, Kosova që është partnerja më besnike e BE të ndëshkohet. Serbia për interesat e saj flirton me Rusinë dhe Kinën dhe luan me Perëndimin”.

 

Analisti Raci nuk bie dakord as me opozitën, e cila kërkon shkakrimin e Kurtit me mocion në Parlament. Sipas tij, Kosova do pësonte disfatën më të madhe nëse vendi do shkojë në proces zgjedhor.

 

“Kjo do ishte vdekje për opozitën. Nuk shkohet në zgjedhje me këto tensione. Do pësonim një disfatë të madhe. Mazhoranca dhe opozita duhet të gjejë një zgjidhje. Kushdo që të vijë nëpushtet do e ketë në tryezë problemin e bandave në very që sulmuan policë dhe gazetarë.

 

Zgjedhjet nuk janë zgjidhje momentalisht”.

 

Ideja e Ramës për të ulur nbë dialog Kurtin dhe Vuçiç, analisti tha se ishte interesante, por është rrezik nëse një konferencë e tillë do fokusohej vetëm për veriun.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re