Brighton ka mbyllur një transferim të mundshëm për sulmin e tij: është Charalampos Kostoulas, një sulmues i ri i Olympiacos, i lindur në vitin 2006, i cili u zyrtarizua së fundi. Ai do t’i bashkohet ekipit të ri, vetëm nga 1 korriku.

Sipas “Sky Sports”, marrëveshja duhet të jetë rreth një shifre mjaft të lartë, 40 milionë euro, që janë paguar për ta marrë atë nga klubi grek. Kontrata e firmosur nga 19-vjecari është deri në 2030-n. Ai është adoleshenti i dytë grek që i bashkohet klubit këtë vit, pasi 19- vjeçari Stefanos Tzimas nënshkroi në janar për të kaluar pjesën e mbetur të sezonit në huazim te Nuremberg.

Trajneri Fabian Hurzeler i Brighton e ka mirëpritur afrimin e lojtarit: “Charalampos është një i ri i jashtëzakonshëm dhe jemi të kënaqur që ai do t’i bashkohet ekipit tonë. Ai dëshiron të luajë në Premier League dhe jemi të emocionuar për atë që ai mund t’i sjellë ekipit. Ai do të na japë mundësi sulmuese dhe mezi presim ta ndihmojmë të ambientohet në mjedisin e tij të ri”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko