Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka shkarkuar nga detyra të mërkurën gjyqtaren në Gjykatën Administrative të Apelit Rilinda Selimi.

 

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 14/2021, datë 30.03.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 325, datë 14.12.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Rilinda Selimi.

 

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:1. Ndryshimin e vendimit nr. 325, datë 14.12.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Rilinda Selimi dhe shkarkimin e saj nga detyra.2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.06.2022.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re