Alfred Balla sipas Kolegjit te Posaçem te Apelit ka refuzuar vullnetarisht te ushtroje procesin e rivleresmit (Vettingun), si e tille penalizohet nga neni G i Kushtetutes, ku i hiqet e drejta per te ushtruar funksionet ne Institucionet e Larta te Drejtesise.

Gjyqtarja Ina Rama lexoi sot vendimin teksa tha se me vote unanime u vendos qe Alfred Balles do i hiqet e drejta per 15 vite per te qene pjese e institucioneve te drejtesise.

“Trup gjykues e quan të drejtë ankimin e Komisionrit Publik. Trupi Gjykues me shumicë votash vendosi ndryshimin e vendimit numër, 675, “ndërprerje të procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën’.
Balla nuk mund të pranohet si Gjyqtar, ose Prokuror, anëtari KLP apo KLGJ, Inspektor i Lartë i Drejtesise ose Prokuror i Përgjithshëm per 15 vite. Ky vendi hynë në fuqi menjëherë” u shpreh Ina Rama.

DETYRA
Alfred Balla u zgjodh në KLP nga Kuvendi, si kandidat i propozuar nga shoqëria civile, ndërkohë që ai me herët ka mbajtur postin e këshilltarit ligjore të Gjykatës së Lartë në vitin 2007.

Në përfundim të mandatit, Alfred Balla kërkonte që të ushtrojë funksionin në një prej prokurorive të Apelit, por sipas Komisionerit Publik, Alfred Ballës i duhet hequr e drejta për 15 vite te ardhshme për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë pasi nuk gezon statusin e magjistratit dhe kishte refuzuar te bente procesin e rivleresimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re