Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur këtë të enjte shkarkimin nga detyra të gjyqtarit, Luan Daci, ish-anëtar i KPA.

 

Mirëpo, Daci, në një prononcim për mediat tha se anëtarët e këtij institucioni kanë shkelur dy kushtetuta për vendimin e dhënë, ndërsa paralajmëroi se për të drejtën e tij do të drejtohet deri në Gjykatën e Strasburgut.

Daci është shpallur fajtor me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Posaçëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

 

Ai ishte i dënuar me 6 muaj burg, dënim ky që u konvertua me shërbim prove, ndërsa akuzohej për veprën penale të ‘Falsifikimit të dokumenteve’. Hetimi ndaj Dacit nisi pas denoncimit në SPAK nga Besnik Cani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re