KQZ ka ndaluar aktivitetin e 201 institucioneve publike si qendrore ashtu edhe ato vendore përpara zgjedhjeve që do të mbahen në 25 prill të këtij viti. Kjo masë është marrë nga KQZ për të parandaluar propagandën që mund të bëhet nga institucionet publike gjatë fushatë zgjedhore që nda ndajë më pak se 4 muaj.

Ndërkohë që në ndërfaqen e “Aktivitete të ndaluara” sipas këtij institucioni është lehtësisht e aksessueshme nga publiku, media, dhe shoqëria civile për të marrë informacion mbi veprimtaritë e raportuara dhe ato të ndaluara nga KQZ.

KQZ i bën thirrje publikut dhe çdo pale tjetër që është e interesuar mund të kallëzojë ose informojë për raste të cilat gjykojnë se janë në shkelje të ligjit.

Njoftimi i plotë:

Përditësim informacioni lidhur me funksionimin e ndërfaqes “Veprimtari të ndaluara”. Në ndërfaqen “Veprimtari të ndaluara” janë regjistruar 201 institucione publike qendrore dhe vendore, si edhe agjenci/ndërmarrje shtetërore.

Përmes aksesit të personalizuar, personat përgjegjës për drejtimin administrativ të institucioneve kanë raportuar për 119 aktivitete të planifikuara për tu zhvilluar nga ana e tyre.

Deri tani janë bërë kallëzime për 20 aktivitete. Subjektet që kanë bërë kallëzime janë: 1 individ dhe 2 persona juridik.Të gjitha kallëzimet janë proces shqyrtimi nga Administrata e KQZ-së, e cila monitoron dhe administron në kohë çdo informacion të raportuar.

Ndërfaqja e “Aktivitete të ndaluara” është lehtësisht e aksesueshme nga publiku, media, shoqëria civile dhe çdo i interesuar, për të marrë informacion mbi veprimtaritë e raportuara dhe ato të ndaluara nga KQZ.

Publiku dhe çdo palë tjetër e interesuar mund të kallëzojë/ informojë për raste të cilat gjykojnë se janë në shkelje të ligjit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re