Ministri italian i Financave, Giovanni Tria tha se Italia nuk ishte një problem për Bashkimin Evropian dhe se Brukseli mund të përfitonte nga strategjia e qeverisë së saj.

“Më lejoni t’ju them qartë: Italia nuk është një problem”, tha ai në Paris, duke shtuar se taktikat politike nuk duhen të përzihen me fakte.

Tria tha se Italia ishte e bindur se BE mund të përfitonte nga strategjia italiane dhe përsëriti se buxheti italian nuk ishte një kërcënim për eurozonën.

“Po, Italia beson se e gjithë Evropa do të fitojë stabilitet”, tha ai.

Ai tha se Italia, gjithashtu, dëshiron të qëndrojë në eurozonë.

Komisioni Europian kundërshtoi të martën draftin e buxhetit italian për vitin e ardhshëm dhe qeveria italiane ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të buxhetit të propozuar.

Italisë i është dhënë tri javë për të paraqitur një projekt-buxhet të ndryshuar sipas rregullave evropiane.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko