Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është shprehur se duhet rritur shpejtësia e kundërveprimit të luftuar dhe shfarosur krimin e organizuar.

Balla theksoi se duhen struktura më të mira organizative për të luftuar rrjetet kriminale përtej kufijve duke shtuar se kjo kërkon rritje të bashkëpunimit, përfshirë edhe gjyqësorin.

Taulant Balla: E vlerësojmë shumë mbështetjen e çmuar që komuniteti i donatorëve na ka ofruar duke na mundësuar arritjen e rezultateve konkrete në fushën e punëve të brendshme.

Kemi një bashkëpunim ndërinstitucional shumëplanësh me BE, me vendet anëtarë te BE, me agjencitë ligjzbatuese të SHBA dhe Britanisë, që na kanë ndihmuar në forcimin e kapaciteteve tona për luftimin e krimit të organizuar, ekstremizmin e dhunshëm, menaxhimin  kufijve, rendin publik. Kërcënimet e reja në këto fusha po shfaqen e zhvillohen në modele të reja, ndaj na duhen struktura më të mira organizative për të luftuar rrjetet kriminale përtej kufijve, trajtimi i këtyre kërcënimeve kërkon rritje të bashkëpunimit, përfshirë edhe atë gjyqësore, si edhe investimet në inteligjencë.

Krimi i organizuar s’ka nevojë për dokumente e burokraci, lëviz shumë më shpejt dhe nëse duhet të jemi efektivë për ta goditur atë duhet të rrisim shpejtësinë e kundërveprimit tonë për ta luftuar e shfarosur. Sot më shumë se kurrë përballemi me sfida konkrete që kërkon qasje të integruar dhe një angazhim të përbashkët.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, siguria kombëtare, publike janë prioritetet tona kryesore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re