Eksperti i sigurisë, Arben Hajdarmataj në një intervistë për Panorama TV tha se Shqipëria është kthyer në një vend tranzit për veprimtarinë e trafikimit të drogës dhe se në shqetësim për OKB dhe perëndimin, duke e kthyer në një vend me rrezikshmëri të lartë pasi trafikohet drogë e fortë si heroina.

Hajdarmataj tha se policia e Shteti ka kapacitete për të goditur grupet që trafikojnë drogë në vendin tonë por shpesh herë është penguar nga politika, e cila në disa raste e ka bërë dhe ortak me krimin.

Pjesë nga biseda:

Pse e zgjedhin trafikantët vendin tonë për të zhvilluar veprimtarinë e trafikimit të drogës?

“Shqipëria ka qenë vend tranzit, kryesisht i drograve të lehta të heroinës, hashashit dhe fatkeqësisht tani jemi bërë tranzit i kokainës dhe përpunimit të saj. Kokaina nuk është rrugë për Shqipërinë, por vjen këtu përpunohet dhe del e përpunuar. Nëse heroina vjen kryesisht nga Rumania, Turqia apo Greqia kjo ka qenë dhe më përpara për tranzit të kësaj rruge. Jemi kthyer fatkeqësisht në vëmendjen e OKB dhe shqetësim për perëndimin për tranzitin e kësaj droge, e fut vendin me një rrezikshmëri të lartë.

Si shihet roli i organeve ligj zbatuese?

Policia e Shtetit ka kapacitete, por sesa ka mundësi praktike, sesa pengohet dhe nuk ka dëshirë duhet të analizohet. Mendoj që policia shqiptare ka filluar të ketë një përballje më drejtpërdrejt me grupet kriminale që trafikojnë drogëra, por fatkeqësia ka qenë se në periudha të ndryshme është inkriminuar, në 2016 ka qenë viti më i zi ku vetë politika deshi që ta bënte ortak me krimin. Nëse policia inkriminohet, është shumë e vështirë për të dalë. Por nga ana tjetër është dhe vetë politika që nuk e lejon policinë të veprojë për shkak të lidhjes me grupet kriminale, dhe kjo nuk lejon policinë që të godasi. Ne jemi mësuar se persona me ndikim të aktivitetit kriminale të ndikojnë dhe në politikë dhe nuk i jepet vullnet policisë.

Në gjithë kohërave ka pasur polici që janë të përfshirë në aktivitet kriminal, por varet se sa të zonja janë aktivitetet që të godasin. Ka qenë një peridhë që ne kemi denoncuar dhe me emra që drejtues qarqesh kanë qenë të dënuar, nuk është se policia ka qenë imun, por krimi ka arritur të penetrojë aq shumë sa të emërojë drejtuesit e strukturave të policisë së shtetit. Po ka të bëjë dhe me uljen e eficencës dhe të asaj pjesës së mirë të policisë për të goditur krimin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re