Opozita kosovare ka kohë që ka nisur kërkesën e saj për zgjedhje të parakohshme, por që përpjekjet e saj po konsiderohen jo serioze nga partitë në pushtet.

Dy deputetët nga mazhoranca, Zenun Pajaziti i PDK-së dhe Blerim Kuçi i AAK-së kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se zgjedhjet parlamentare e kanë afatin e vet të rregullt dhe do të mbahen në vitin 2021 dhe sipas tyre, është detyrë e opozitës ta kërkojë ardhjen në pushtet.

Ndërsa Dukagjin Gorani, deputet i Partisë Socialdemokrate, ka thënë se mungesa e vullnetit për zgjedhje të shpejta e të parakohshme u kuptua edhe në tryezat e fundit të partive politike.

Edhe pse nuk u arrit një pajtim në tryezat e organizuara nga LDK e PDK për datën e zgjedhjeve një të tillë më 25 maj do ta organizojë edhe Vetëvendosje me titull “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”, nëpërmjet së cilës synohet arritja e konsensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Tryeza kanë paralajmëruar se do të organizojnë edhe Partia Socialdemokrate dhe Nisma për Kosovën.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re