Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ), ndërsa përfaqëson 320,000 gazetarë në të gjithë Europën, u bën thirrje qeverive kombëtarë, Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian të ndërmarrin masat të menjëhershme dhe të koordinuara për të mbështetër punonjësit – stafin, dhe persont e vetëpunësuar – si edhe kompanitë për t’iu përgjigjur impaktit shkatërrues social dhe ekonomik botëror të krizës së COVID-19 në fushën e medias.

COVID-19 po hedh poshtë lirinë e medias në të gjithë botën. Në këtë kohë të pandemisë, qytetarët europianë kanë nevojë më shumë se kurrë për gazetarë profesionalë dhe të sigurtë ekonomikisht. BE duhet të veprojë si dhe të nxisë të gjithë Shtetet Anëtare të ndërmarrin masa.

BE-ja dhe paketat e saj emergjente për rigjenerimin janë të nevojshme për të mbrojtur punën dhe jetesën e punonjësve të medias, kompanive mbështetëse dhe për të financuar shërbimet publike të medias në mes të kësaj krize. Mijëra punonjës të medias kanë humbur punët e tyre, ose janë në rrezik për t’i humbur ato, qoftë përkohësisht ose përgjithmonë.

“Ne u takuam me zv. Presidenten e Komisionit Europian, Vera Jourov-ën dhe i kërkuam të konsiderojë sektorin e medias si jetësor. Gazetaria mund të shpëtojë jetë. Sektori i medias ka nevojë për qeveritë, organizatat ndërkombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare dhe ka nevojë për trupa financues për t’i dhënë mbështetje të domosdoshmë duke ndërmarrë masa të jashtëzakonshme”, është shprehur presidenti i EFJ-së Morgens Blicher Bjerregard.

“Në vend të ndërprerjes së taksave të korporatës ose ndërprerjess së sigurimeve shoqërore, EFJ-ja kërkon disa masat shënjestruese që do të vendoste më shumë gazetarë në terren”, shton Renate Schroeder, drejtuese i EFJ.

 

Planet e BE-së dhe të medias kombëtare duhet të përfshijnë:

Rritjen e financimit kombëtar për median publike; Mbështetje të drejpërdrejtë finaciare për redaksitë (subvencione të drejpërdrejta, emergjente për të financuar punët e redaksive në daljet që kanë për qëllim mbulimin lokal; Kredi biznessi të shtyra ose pa interes; kredi tatimore në pagat e stafit të redaksive; shtim të reklamave të BE-së apo qeverisë në hapësirat televizive lokale…). Subvensionet do të shpërndahen nga një organ i pavarur, duke marrë parasysh kriteret objektive (ruajtjen e vendeve të punës në redaksi, demonstrimin e humbjes së të ardhurave nga reklamat, rrezikun e mediave të pavarura lokale…);

Fondet e BE-së dhe të Inovacionit Kombëtar të Lajmeve të shkojnë në mbështetje të qasjeve të reja në mbledhjes së informacionit, veçanërisht në nivel lokal apo komunitar. Një organ i ri i pavarur, Fondi i Ndihmës së BE-së për Interes Publik do të shpërndate grante për të mbështetur, gazetari të pavarur, të komunitetit apo investigative si edhe risitë e tjera. Këto fonde mund të sigurohen përmes një takse (2 përqind) në reklama specifike në platformat online.

“Një numër qeverish europiane, duke përfshirë Danimarkën dhe Suedinë, po marin disa masa lehtësuese për të mbështetur ekonominë e sektorit të medias. Por shumica akoma nuk ka ofruar një mbështetje specifike për mediat. Disa shtete si Kroacia madje kanë refuzuar haptazi mbështetjen specifike ndaj medias, diçka që unë e dënoj rreptësisht”, shprehet sektretar i përgjithshëm i EFJ, Ricardo Gutuierrez.

EFJ gjithashtu i bashkohet kërkesës së Federatës Ndërkombëtare të Aktorëve (FIA) dhe të Unionit Global UNI të sektorit të Medias, Argëtimit dhe Artit (UNI-MEI) për të mbështetur qëndrushmërinë ekonomike të sektorëve krijues:

Lehtësi ekonomike dhe paketa nxitëse drejtuar dhe krijuar për nevojat dhe veprimtaritë e veçanta të sektorit.

Korniza të përkohshme dhe jo kufizuese që kanë për qëllim ndihmën shtetërore duhet të vendosen në mënyrë të menjëhershme. Regjimet tatimore të përshtatura për kohën e krizës për të lehtësuar presionin mbi kompanitë si edhe mbi punonjësit. Pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore të punëdhënësve të shtyhet aty ku është e nevojshme (jo të hiqet, por të shtyhet).

Organet e financimit të përshtasin rregullat e tyre për të siguruar mbështetjen më të mirë të mundshme për projekte të ndërprera si edhe të sigurojnë elasticitet në respekt të aplikimit të projekteve.

Subvencione direkte për të ndihmuar mbulimin e kostove fikse të menjëhershme, dukë përfshirë edhe punësimin. Subvencionet duhet të marrin përparësi përkrah huave.

Së bashku me FIA dhe UNI-MEI, EFJ gjithashtu i bën thirrje Bashkimit Europian dhe qeverive europiane të ndihmojnë në veçanti personat e vetpunsuar. Shumë prej tyre nuk kanë mjaftueshëm përfitime shoqërore për ta përballuar këtë krizë dhe rrjedhimisht mund të përballen me një situatë kritikë. Ne rekomandojmë:

Të gjithë punonjësit e sektorit tonë, përfshirë punonjësit e pavarur apo të vetpunësuar, duhet të përfitojnë në mënyrë të barabartë nga paketat lehtësuese ekonomike dhe shoqërore për sektorin e medias me qëllim ruajtjen e punësimit dhe aftësisë punëtore.

Pajtueshmëria e punëtorëve me urdhrat e punës nga shtëpia nuk duhet të bjerë në kurriz të së drejtës së lejes vjetore.

Qasja në përfitimet sociale dhe në pagesat gjatë lejes së sëmundjes duhet të garantohet pa kufizime apo kohë pritjeje për të gjithë punonjësit.

Humbja e përkohshme e punësimit për shkak të masave të izolimit nuk duhet të paragjykojë qasjen në përfitime të tilla.

Qasja në përfitimet e papunësisë duhet të zgjatet për të përballuar kohështrirjen dhe efektet e zgjeruara të krizës, gjithshtu periudhat kualifikuese duhet të rishikohen për tu përshtatur me inaktivitetin si pasojë e përshtatjes me masat izoluese.

Fondet për punëtorët e pavarur dhe të vetëpunësuar në sektorin tonë janë vendosur nga autoritete publike për të kompensuar humbjen e të ardhurave si pasojë e një sëmundjeje, detyrimeve financiare apo për sshkak të masave të izolimit, të cilat nuk mund të kompesohen në një mënyrë tjetër./ euronews.al

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re