Kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Eriol Roshi, do të dalë nesër para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Roshi do të gjykohet nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.

“Beratinews.com” do të sjellë pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Roshi nga viti 2005 deri në 2016, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Burimet e të ardhurave ai ka nga paga e tij si gjyqtarë dhe pedagog në Universitet privat si  dhe nga paga bashkëshortes. Sa i përket pasurisë së patundshme, ka deklaruar se ka marrë 6 336 000 lekë për blerje apartamenti.

Deklarimi i pasurisë në vite

Në deklaratën fillestare të vitit 2005 ai ka deklaruar  se është porositës së bashku me prindërit i një apartamenti me sipërfaqe 79 m2, që do të ndërtohet në rrugën, Ali Visha”Tiranë. Çmimi i kontratës është 49 000 euro, çmim që do të shlyhet në 4 këste. Deklaruesi është zotërues i 1 të 3-ave pjesë e apartamentit të porositur
Pagën prej 930 600 lekë e subjektit deklarues si gjyqtar pranë Gjykatës Durrës.

Në vitin 2006 ai ka deklaruar  se ka përfituar shumën 135 380 lekë plus 7 000 lekë nga shpërblimi ( në total 142 380 lekë) nga të ardhurat e pagës si Gjyqtar i Rrethit Gjyqësor Durrës deri në datë 06.11.2006 dhe pastaj si Gjyqtar i Rrethit Gjyqësor Berat nga data 06.11.2006 deri në datën 31.12.2006.

Në vitin 2007 ai ka deklaruar pagën në vlerën 1 052 200 lekë e përfituar nga puna si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat. Dieta të përfituara në vlerën 9 000 lekë.
Ka përfituar 31 000 lekë si shpërblim për shkak të gatishmërisë dhe për fundvit. Vlera 48 000 lekë e përfituar nga puna si pedagog i jashtëm në Universitetin jopublik “UFO”, për periudhën Mars-Qershor 2007.

428 600 lekë të përfituara nga bashkëshortja, nga puna si pedagoge efektive pranë Universitetit jopublik “UFO” departamentit juridik. Zoti Roshi bashkë më babanë përmes kontratës noteriale të datës 06.07.2007 kanë marrë nja Kredi Konsumatore, në vlerën 200 000 lekë. Kredia është dhënë me afat 24 mujor, interes 19% në vit. Pagesa do kryhet me 24 këste nga ku për 2007 janë shlyer këstet për muajt Gusht-Dhjetor.

Në vitin 2008 ka deklaruar pagën në vlerën 1 024 000 lekë bruto ose 809 500 lekë neto e përfituar nga puna si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat.
Dieta të përfituara në vlerën 10 800 lekë.  Ka përfituar 33 000 lekë si shpërblim për shkak të gatishmërisë dhe për fundvit.

Në vitin 2009 ka deklaruar pagën bruto në vlerën 1 034 700 lekë dhe neto 804 900 lekë.
Ka përfituar shpërblimin në vlerën bruto prej 37 500 lekë, ose neto 33 750 lekë.

Në vitin 2010  ka deklaruar pagën bruto në vlerën 1 067 500 lekë dhe neto 828 500 lekë.

Në vitin 2011 ai ka deklaruar pagën, shpërblime dhe gatishmëri në shumën 809 300 lekë nga puna e gjyqtarit. 100 000 lekë të përfituara nga shitja e makinës tip Opel Astra, shitur me akt noterial në datë 30.12.2011. Subjekti ka kursime cash prej 400 000 lekë nga paga dhe shitja e makinës.

Në vitin 2012 ai ka deklaruar  pagën dhe shpërblime nga puna në vlerën 843 595 lekë. Sipas akteve noteriale te datave 02.11.2012 dhe 07.11.2012 është bërë kalimi i të drejtave për pasurinë mbi apartamentin me sipërfaqe 79.9 m2, i përfituar me aktin noterial të datës 27.01.2006. shuma totale për deklaruesin dhe prindërit është 55 500 euro ( ku 18 500 euro pjesa takuese e Zotit Roshi).
Ka kursime cash 600 000 lekë të pagës, shpërblimeve nga marrëdhënia e punës dhe kursime të tjera nga vitet e mëparshme.

Në vitin 2013 ai ka deklaruar pagën dhe shpërblime të tjera prej 837 400 lekë nga marrëdhënia e punës si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për periudhën 01.01.2013 – 03.11.2013.
Pagën dhe shpërblime të tjera prej 167 483 lekë nga marrëdhënia e punës si gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për periudhën 03.11.2013 – 31.12.2013. 800 000 lekë të kursyera në gjendjen cash nga paga, shpërblime nga marrëdhënia e punës dhe kursime të tjera nga vitet e mëparshme .

Në vitin 2014 ai ka deklaruar pagën dhe shpërblime prej 1 254 149 lekë nga puna si Kryetar pranë gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Paga dhe shpërblime të bashkëshortes prej 102 518 lekë nga puna si specialiste Ligjore në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës për periudhën Janar-Mars 2014.
Paga prej 478 223 lekë e bashkëshortes si punonjëse në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për periudhën 24.03.2014 – 31.12.2014.

Zoti Roshi ka kursime cash prej 100 000 lekë nga paga, shpërblime nga marrëdhënia e punës dhe kursime të tjera nga vitet e mëparshme .
Bashkëshortja, në bashkëpronësi më të atin e saj, zotëron një automjet tip Peagoeot i përfituar në tetor 2010 në vlerën 4 000 euro.
Zonja Najada Roshi ka kursyer vlerën 700 000 lekë nga paga si punonjëse e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat periudhën 20.02.2009 – 02.11.2013, si punonjëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës për periudhën janar- mars 2014 dhe si punonjëse e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në periudhën 24.03.2014 e në vazhdim.

6000 euro të shpenzuara nga bashkëshortët për blerjen e një automjetit tip veture, marka Benz. Blerja është kryer në datë 06.05.2014 me kursimet e bashkëshortes.

Në vitin 2015 ai ka deklaruar pagën dhe shpërblime prej 1 290 136 lekë nga puna si Kryetar pranë gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Paga e bashkëshortes prej 603 726 lekë si punonjëse në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjendja e llogarisë në lekë e deklaruesit në datë 31.12.2015 është 52.7 lekë.

Gjendja e llogarisë së bashkëshortes në datë 31.12.2015, është 161.53 lekë.
Bashkëshortët deklarojnë në datë 02.12.2015 se kanë marrë 6 336 000 lekë për blerje apartamenti. Kredia ka afat 300 muaj ( 23.12.2015 – 23.12.2040.) me interes 4% deri në 31.12.2016, më pas BTH plus 1.5%. Kësti mujor është 33 620.85 lekë.
Bashkëshortja në datë 29.09.2015 se ka marrë 112 000 lekë Kredi pranë institucionit “Jute Credit Albania” sh.a. për blerje pajisjesh elektroshtëpiake. Kredia është dhënë për një afat 6 mujor, pa interes dhe këst mujor prej 18 666.67 lekë. Ka paguar gjatë 2015 shumën 56 000 lekë. Detyrimi i mbetur në 31.12.2015 është 56 000 lekë.

Janë shpenzuar 7 920 000 lekë nga bashkëshortët, për porositje të një apartamenti me sipërfaqe 110 m2 në rrugën “Don Bosko” Tiranë, sipas Kontratës së Sipërmarrjes të lidhur me shoqërinë “Bil-X” sh.p.k. në datë 13.05.2015. 80% e shifrës më sipër mbulohet nga Kredia prej 6 336 000 lekë e marrë për blerje apartamenti, datë 02.12.2015. Kredia është dhënë për një afat 25 vjeçar dhe 20% tjetër nga kursimet e deklaruara më parë.

Në vitin 2016 ka deklaruar të ardhura prej 1 263 383 lekë të përfituara nga paga. Të ardhura prej 731 051 lekë nga paga bashkëshortes si sekretare gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.  18 500 euro të përfituara nga transferimi i të drejtat e fituara mbi apartamentin e porositur të datës 02.11.2012 nga deklaruesi dhe prindërit e tij tek një palë e tretë përmes Kontratës Noteriale të Kalimit të të drejtave me shpërblim e datës 27.01.2016 . Subjekti deklarues ka përfituar 1 të 3-tën e vlerës totale prej 55 500 Euro, pjesa e tij takuese është 18 500 euro.

Në vijimësi të Kontratës së Sipërmarrjes (të lidhur në 13.05.2015.), në datë 22.07.2016 është finalizuar blerja e apartamentit me sipërfaqe 110 m2 i ndodhur në Tiranë me Kontratën e Shitblerjes. Kontrata nuk është regjistruar në ZVRPP Tiranë në momentin e deklarimit.
Gjendja  në datë 31.12.2016 është 513.50 lekë.
Gjendja për bashkëshorten në datë 31.12.2016 është 1 725.53 lekë.

Subjekti deklarues ka paguar shumën prej 403 450.20 lekë për shlyerje kredie, nga të cilat 154 343.87 lekë janë principal dhe 249 085.33 lekë janë interesa. Detyrimi i mbetur papaguar në datë 31.12.2016 është principali prej 6 181 635.13 lekë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re