Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar me kritika ndaj ironisë së kryeministrit, Edi Rama lidhur me denoncimin e dy ditëve më parë/

Kryemadhi shkruan: “Sa për E(rionin) dhe L(efterin), kokën hëngshi se i more vetë në qafë… Prit se s’ke parë akoma serinë e radhës…”

Më herët kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video një rrjetin social “Instagram”, ku shkruan: “Ke një rrugë… është një me E që të bën magji… Qenka edhe një L që flet pas kurrizit tënd me këtë me E… Po ky me I ky kush është ky motra(?) ke një me I që vika vërdallë natën në lagje… Ja prit prit… Mos u mërzit…”

Në këtë video janë bashkuar momente ku kryetarja e LSI-së ka qenë e ftuar në emisionin “Opinion”, por ndërkohë, shihet se në një letër është vendosur një filxhan kafe, kuptimi i së cilës është edhe shkrimi i bashkangjitur nga kryeministri Edi Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Koment i cili ka sjellë edhe reagimin nga Monika Kryemadhi, teksa thotë: “Ato letra në tokë do të hedhin përtokë.”

Reagim i plotë  kryetares së LSI-së , Monika Kryemadhi:

Duro Edi, duro…. se ato letrat në tokë do të hedhin përtokë.

Ke miratuar një vendim qeverie me kosto 400 milionë euro për taksat e shqiptarëve, duke pasur edhe ministrat tuaj kundër.

Sa për E(rionin) dhe L(efterin), kokën hëngshi se i more vetë në qafë…

Prit se s’ke parë akoma serinë e radhës…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re