Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur me helikopter nga Aeroporti  Rinasit në kampin e refugjatëve në Gjadër.

Giorgia Meloni është pritur në kampin në Gjadër nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Dy krerët e qeverive do të vizitojnë së bashku zonat që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit, përfshirë edhe punimet në Gjadër, të cilat ende nuk kanë përfunduar.

Në fund të inspektimit, Rama dhe Meloni do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat në kampin në Shëngjin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re