Në një intervistë për Abc News, Andi Koraqi, drejtori i Laboratorit të Mirkobiologjisë në QSUT, njëherësh anëtar i Komitetit Teknik, foli për situatën e koronavirusit në vend.

Mjeku u pyet nga Endri Xhafo edhe për vendimin e marrë në lidhje me për të kthyer studentët në auditore. Koraqi tha se bëhet fjalë vetëm për konsultime dhe nuk është e detyrueshme për të shkuar në auditor.

Ndërkohë, ai zbuloi se një nga opsionet është që të provimet e studentëve të bëhen online. Megjithatë një gjë e tillë nuk është vendosur ende.

“Vendimi është marrë vetëm për ata që mbarojnë. Dhe nuk është i detyrueshëm pais është vetëm për konsultime. Provimi është i detyrueshëm. Metoda e provimit ende nuk është vendosur. Është një opsion që provimet mund të bëhen online”, tha ai.

Ndërkohë, i pyetur nëse jemi në fundin e pandemisë, Koraqi u përgjigj: “Këtë nuk e dimë, po të ishte kaq e thjeshtë nuk do ishte përgjigje 1 milion euroshe. Unë për vete besoj në këtë pikë. Rezultati i sotëm është si pasojë e masave drastike të marra nga qeveria. Nëse sdo kishte masa unë nuk e di në çpikë mund të ishim”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re