PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” organizuan në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë takimin mbi kujtimin e 80-vjetorit të gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, të cilët në vitin 1944 u masakruan, dhunuan e dëbuan me forcë nga forcat zerviste në Çamëri.

Në takimin e veçantë të mbajtur në sallën e parlamentit morën pjesë ministra, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë të të dyja forcave politike, PS dhe PD, nga Kosova Fatmir Limaj, “komandant Çeliku”, publicistë dhe analistë, Kim Mehmeti, përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, Mal i Zi, Lugina e Preshevës si dhe përfaqësues të diasporës, medias dhe shoqërisë civile.

Në fjalën e tij kryetari I PDIU-së Shpëtim Idrizi theksoi se Çamëria i takon cdo shqiptari ndaj në dita e lidhjes së prizrenit 10 qershori duhet që të na bashkojë të gjithëve ashtu siç u bënë bashkë shqiptarët dikur, për të mos lejuar copëtimin e trojeve të Shqipërisë.

“Ne vendosëm që këtë aktivitet ta bënim jo më kot në këtë datë të shënuar, kur shqiptarët themeluan lidhjen e Prizrenit, ndaj ky aktivitet në tempullin e fjalës së shtetit shqiptar, në parlamentin e Shqipërisë ka bashkuar sot përfaqësues të politikës, akademikë e gazetarë për të nderuar, për të ngritur zërin për gjymtyrën e prerë e të sakatuar të kombit, për Çamërinë.
Çdo qershor për ne shqiptarët e Çamërisë është një kohë kur ne përkujtojmë historinë e të parëve tanë.
Përkujtojmë vuajtjet, shpërnguljen, masakrën, shtëpitë e djegura, kujtojmë madhështinë e një treve shqiptare që i dha kaq shumë mendje të ndritura kombit.

Ne shqiptarëve të Çamërisë na është mohuar antifashizmi me dy batalione në të dy anët e kufirit. Ne nuk ishim as të humburit e as agresorët e luftës. Ne ishim njerëz krenarë në shtëpitë tona dhe e bëmë luftën më shumë se grekët. Në fund u vramë, u maskruam nga bandat e Napoleon Zervës, që sot i ngrenë buste.

Ja pse them se Çështja Çame nuk duhet të trembë askënd”.

Ndërsa kryetari Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Liljan Idrizaj theksoi se takimi në sallën e parlamentit të shqipërisë duhet të bashkojë forcat politike ashtu si në këtë takim dhe të respektojnë rezolutën për Çështjen Çame, sepse në vitin 2004 shqiptarët e Çamërisë u gjakosën jashtë dyerve të këtij parlamenti.

Ky takim i veçantë u drejtua nga kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së, deputetja Mesila Doda e cila theksoi se:

“Brenga dhe tragjedia që mbajtën me vehte shqiptarët e Çamërisë duhet të jetë një amanet për të gjithë shqiptarët, sepse Çamëria e drama e saj, ashtu si Kosova e si shteti amë Shqipëria janë pjesë të hartës identitare kombëtare e na përkasin të gjithëve”.

Në kujtim të 80-vjetorit të gjenocidit folën edhe dëshmitarë okularë të ngjarjeve të vitit 1944, të cilët megjithëse të moshuar nuk kanë harruar asgjë nga maskrat dhe dhuna e forcave zerviste mbi shqiptarët e Çamërisë.

Këtë takim e përshëndetën, Fatmir Limaj, Kim Mehmeti si dhe përfasues të klubit të patriotëve të rinj nga PDIU.

Në fund të rinjtë e asamblit “Çamëria” kërcyen vallen e “Osman Takës”, simbol i trimërisë dhe krenarisë çame.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re