Ronald Kuman pret reagim. Trajneri i Holandës thotë që ekipi duhet të ndryshojë fytyrën në krahasim me ndeshjen me Austrinë. Numri një i stolit thotë se ekipi ka punuar mirë në stërvitje, por i druhet kundërsulmit dhe goditjeve standarde.

NDESHJA- “Ne jemi një komb shumë krenar që duam të fitojmë dhe të luajmë shumë mirë. Por ata që merren me futboll e dinë që jo gjithmonë funksionon. E kemi marrë shumë seriozisht Rumaninë. E dimë se çfarë na pret nga kjo ndeshje, por sigurisht që duhet të përmirësohemi në krahasim me ndeshjet e fundit. Kemi folur bashkë me djemtë gjatë këtyre ditëve dhe duam patjetër të korrigjojmë gabimet”.

SIMONS- “Ai është një talent i madh dhe talentet e mëdhenj mund të luajnë kudo në fushën e lojës. E ka treguar me kombëtaren, por edhe me Lajpcigun. Një lojtar që mund të na japë shumë për të shpresuar që të shkojmë sa më larg në këtë kompeticion”.

NDRYSHIMET- “Ekipi duhet të jetë më stabël, të mos japë hapësira për kundërshtarin dhe të bëjë presing i orientuar të gjithë bashkë. Kundër Austrisë ne i gabuam shumë gjëra. Rivali fitoi besim dhe na hapi punë”.

RUMANIA- “Unë pres që të jenë një skuadër shumë agresive. Rumania është një ekip i fortë në mbrojtje dhe i rrezikshëm në luftën e ajrit. Duhet të bëjmë kujdes në goditjet standarde dhe ato të dënimit. Kemi punuar në stërvitje”.

HUMBJA- “Ishte një zhgënjim i madh ndeshja me Austrinë, sidomos në pjesën e parë. Mënyra se si luajtëm nuk ishte agresive dhe kjo më shqetëson. Por në stërvitje lojtarët reaguan mirë. Tani duhet që ato gjërat e stërvitjes t’i tregojmë në fushën e lojës”.

ZOTËRIMI- “Ndoshta duhet ta qarkullojmë topin më shumë. Kjo varet edhe nga fakti se sa të zotët jemi ne me topin në këmbë dhe nëse mund ta vendosim Rumaninë në mbrojtje. Ata luajnë në mënyrë shumë kompakte. Sigurisht që ne duhet ta kemi topin më shumë sesa ata, por duhet kujdes sepse mund të na ndëshkojnë me kundërsulme. Mund të na bëjnë keq kështu që duhet të jemi të vëmendshëm”.

FAVORITËT- “Nuk ka lidhje kjo çështje. Të gjithë flasin nga jashtë. Ne e kemi marrë Rumaninë shumë seriozisht dhe duhet të jemi më mirë sesa në ndeshjen e fundit. Gjithçka fillon nga vetja”.

GENTJAN ALINANI-

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re