Nga Hoxhë Alban Gorishti

Gjatë historisë sonë të lavdishme si umet janë parë shumë propagandues të cilët janë përpjekur të
individualizojnë absoluten duke i ngritur asaj një “statujë” fjalësh e më pas janë përpjekur ta shesin në
tregun e tezgave të shijes individuale. Kjo e ka shtrembëruar kuptimin e absolutes në mendjet e njerëzve.
Me sa shikoj kjo histori vazhdon të përsëritet kohë pas kohe.

Në mesjetën Evropiane (edhe më pas)ishte një dukuri e rëndomtë brenda klerit kishtar fenomeni i
njerëzve të cilët pretendonin shenjtërinë e më pas profecinë derisa e shpallnin veten si divinitet që
duhet të përndërohet në mesin e klerit. Kjo bënte që shpesh njerëzit për shkak pikërisht të përkatësisë
së tyre fetare ti besonte absolutizmit të tyre të pretenduar përkrah një individualizimi të hyjnores e cila
tashmë ishte shndërruar në mallin më të lirë të mundëshëm madje më e lirë edhe sesa tunika e ndonjë
murgu apo pelqerina e dikujt tjetër. Kështu shenjtorët që pretendonin divinitet kishin zënë çdo ditë të
javës. Ndaj absolutja e monoteizmit të dikurshëm ishte zvendësuar nga politeizmi I epshit njerëzor. Por
pejgamberi ynë na paralarmëroi se kjo nuk do të ndodhte me ne si popull por ne do të garonim
fuqishëm për këtë botë duke rrezikuar pikërisht të flasim për absoluten Islame nga një prespektivë
tërësisht personale.

Si kurdoherë predikuesi i xhamisë ku shkoj predikoi në një ditë të shënuar për koncepte sublime islame,
koncepte universale, por shumë prej tyre nuk i aplikoheshin 100% vendit të cilit ai ia dedikoi fjalimin e
tij pasi e përgjithshmja e atyre që artikuloi fatkeqësisht nuk e prekte specifikën e individit. Po ashtu ajo
që më bëri përshtypje në këtë ligjëratë ishte imponimi verbal që ai u bëri shumë prej të pranishmëve për
të qëndruar më tej në një ceremoni facultative ndërsa një aspekt tjetër (në këndvështrimin tim)
negative gjatë këtij procesi religjioz ishte mungesa e thelbit të vërtetë edukativ islam brenda minutazhit
që kishte në dispozicion. Sublimiteti Islam është i tillë që nuk ndalet deri tek fjala por përputh midis
fjalës dhe veprës midis specifikës dhe globales në një proces mahnitës edukativ, pasi Muhamedi alejhi
selam kur i fliste shokëve të vet shikonte pertej lëndës duke e shtrirë temën e diskutimit, edhe nëse
ishte diskutim tokësor, deri në projektimin e botës tjetër. Në këtë pikë më kujtohet një rast që ka
ndodhur me Abdrurahmanin e tretë kalifin e Andaluzizë ndaj një ceremonie të thirrur nga ai për
kërkimin e shiut nga Allahu ndërsa ai ishte në dhomën e tij I përulur dhe I veshur me rriba të vjetra duke
I lutur Zotit me fjalët o Zot mos e dëno popullin për mëkatet e prijësit të tyre ndërsa kur fjala i shkoi
dijetarit eminent të atij vendi tha: Përgëzohuni pasi kur frikësohen të zullumqarët e tokës mëshiron
Rahmani i qiellit.
Duhet të dijmë se Islami është fe që nuk i sheh fjalët si fund por si fillim për të ndërtuar mbi to
mirëqënien e shoqërisë, ndërsa kjo e fundit ndërtohet kryesisht nëpërmjet praktikës dhe jo vetëm fjalës.
Fjala për shumë është argument retorik që shërben për të “mpirë” mendjet ndersa praktika e
shëndetshme e cila zë rrënjë edhe nëpërmjet fjalëve është ajo që kalit zemrën njerëzore në shekuj.
Ndaj edhe Pejgamberi alejhi selam ishte i pari praktikues i atyre që thoshte. Imponimi po ashtu ka
vendin e vet por pa një proces paraprak të mbushjes së brendshme (pikërisht duke parë çështjet
individualisht në fillim e pastaj globalisht) ka për tu kthyer madje edhe në zbrazës të atyre pak miresive
tradicionale që një person ka fituar me rritjen e tij, kështu Islami i tillë as zemrat nuk do i mbushi por as
veshët nuk do i pastrojë. Dikush mundet të thotë ku e mbështet këtë panoramike, i them: e thjeshtë
përveç argumenteve të shumtë Islam, me bindi ftohtësia e perqafimeve pas ceremonisë në krahasim me
ngrohtësinë e dikurshme dhe harmoninë që përjetuam kur puna zinte pjesën me të madhe të aktivitetit
tonë ndërsa fjala ishte në shërbim të saj. Po ashtu pasi dola në qytet më bëri përshtypje mungesa e
ndjeshmërisë festive që duhet ti përçonim minimalisht rrethinave të ambientit ku po celebrohej kjo
ceremoni.
Nëse gjatë predikimit u fol për vlera të padiskutueshme Islame si dashuria midis njerëzve, drejtësia
Islame, saktësia e doktrines, ishte e trishtë kur duke ecur nëpër rrugët e qytetit mos te dëgjoja asnjë
përshëndetje festive, askush që e përjetonte këtë ndjesi tonën, madje çdo gjë tregonte se rutina e
zbrazët emocionalisht e tij kishte dominuar fuqishëm madje edhe në ambjentin tonë festiv. Këtu nuk
dua të bëj krahasime me fetë e tjera apo qytetet por më trishton kur kujtoj “lartësinë” e retorikës karshi
ultësisë edukative të ambjentit. Po ashtu kjo më kujtoi pjesë të ligjerimit ku tregohej hadithi se
pejgamberi në momentin që shkoi në Medine i gjeti ata duke festuar dy festa të tjera dhe ua kompensoi
ato me dy festa Islame, filtër bajrami dhe kurban bajrami. Pra shiko se çfarë ndikimi shoqëror aq sa e
drejtoi opinionin e tërë shoqërisë tek “gjenetika” Islame duke i vlerësuar atyre atë që ishte më e mira për
ta, pra me pak fjalë ndikim i tërësishëm dhe jo vetëm në 200 metra katror që zinte shtrirja e atij grupi
njerëzish. Por ky a ishte proçes i një dite apo vetëm i një fjalimi? Padyshim jo!
Sa vite kemi ne që flasim dhe fjala jonë duket sikur ska fare ndikim, përse?
Le ta shohim këtë nëpërmjet ajeteve Kuranore.
Pikërisht Muhamedi alejhi selam fillimisht përgatiti zemrat e pas tyre pergatiti vendin (Medinen) që do
priste këto zemra. Thotë Allahu për këtë popull të arsimuar nga drita hyjnore: Edhe atyre që përgatitën
vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata, dhe nuk ndiejnë në
gjokset e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që iu jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe
sikur të kishin vetë nevojë për të, ata iu jepnin përparësi atyre para vetes. Kush është i ruajtur prej
lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar” Hashr 9. Pikërisht të tillët janë të shpëtuarit dhe ata e
shpëtojnë një shoqëri, te tillët janë ata që Muhamedi i pregatiti kulturalisht para se ti përgatiste
materialisht. Atyre që i mjaftuan pak fjalë për t’u Islamizuar ndërsa sot nuk mjaftojnë as libra të tërë
shkencor-fetar për të islamizuar një shoqëri. I tillë ishte edukimi islam historikisht, vepra që rëndonte si
guri dhe fjala që e përforconte atë, kjo kishte ndikim të mahnitshëm madje edhe ne zemrat e atyre që u
përpoqën ta luftonin islamin, aq sa edhe magjia e këtij kombinimi mposhti magjinë spekulative të
magjistareve faraonik. Aq sa kur e panë këtë ndikim shoqëror Islam ata ishin gati të sakrifikonin gjithçka
për këtë lavdi.
Ata i thanë “modelit” më negativ të shoqërisë, Faraonit, kur ky i fundit i kërcënoi me jetë: Ata thanë:
“Betohemi në Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë
që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote!” Ta ha
Sa mahnitës ky kombinim! Padyshim që Islami është fe e dashurisë dhe e vlerave universal për krijesat
madje është motori kryesor i masivizimit të edukimit por dashuria nuk imponohet ajo mbillet gradualisht
në zemrat e pjesmarresve në këtë edukim, ka për të qenë i pa efektshëm ai edukim (predikimi islam) i
zhveshur nga ushqimi me dashuri i marrëdhënieve ndërkomunitare islame. Por dashuria është ndjenjë
dhe ndjenjat nuk fitohen kryesisht me retorikë por me qëndrime dhe vepra. Ai që `adhuron´ veten e vet
nuk mundet ti ftojë të tjerët në adhurimin e një Zoti të vetëm, madje nuk mundet të ketë kurrfarë
garancie që këta njerëz nuk do të përnderojnë vetet e tyre më tepër sesa vlerat absolute Islame.
Monoteisti nuk vetkënaqet nga e shumta dhe nuk tregohet asket ndaj të paktës. Pra çështja nuk
qëndron tek krenimi me të shumtën (e fjalëve,pasurisë apo njerëzve) por me dobinë e të paktës, ndaj
njeriu nuk duhet të vetmashtrohet me të shumtën dhe nuk duhet të të tregohet asket tek e pakta (pra
nuk duhet të mendojë se e pakta nuk bën dobi e kështu të mos kujdeset për të) pasi ai nuk e di se ku
qëndron dobia , dobia mundet të jetë tek pak fjalë apo tek pesë njerëz të caktuar ndaj kujdesi maksimal
I njeriut duhet të jetë tek ata të cilët më pas do ti sjellin sukses gjithë çështjes së njeriut qofshin këta të
pakët në numër pasi mundet që njeriu ti flasi një turme prej 100 mijë vetave dhe një ditë ti ahrroet edhe
emir si dhe mundet që ti flasi pesë njerëzve dhe ti kujtohet çështja të cilën ai e predikoi deri në ditën e
gjykimit . Kështu pra dobia nuk është tek aparenca mahnitëse por tek dobia për këtë monoteistët
friksohen më së tepërmi , pra dobisë në jetën e tyre ,pasi dobia e teuhidit nuk zhvlerësohet vetëm se
nga qëllimi I keq dhe vetmashtrimi me punët apo me numrat . Dikush thoshte: Nëse dikush ju lavdëron
për atë që nuk është tek ju, atëherë nuk mund të mos e besoni se ai nuk do t’ju fajësojë për atë që nuk e
posedoni.

Në fund mos harroni se individualizmi i tepruar i cili ´rëndoi´së tepërmi në kurrizin e absolutizmit islam
ishte ai që e shkatërroi Andaluzinë mahnitëse dhe i përcau njerëzit e saj sikurse kafshët e egra , kjo për
shkak të disa barqeve të pangopshme dhe disa gojëve të ëmbla në fjalë por individualiste në veprim. Po
ashtu mos harroni kohët që I ka përshkruar pejgamberi si shenja të ditës së kiametit ku njerëzit do të
rendin pas turmës duke harruar vlerën dhe të mirët, e kështu kjo do të shtojë të këqinjtë, ata që
ëndërrojnë sikurse kafshët e egra.

Ndaj flisni për Islamin në podiume popullore por mos u ulni në karriget personale.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re