Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të drejtuar nga Rithemelimi, Flamur Noka në një takim me qytetarët në Kukës, tha se ky është turi i përbashkimit dhe i ringritjes së partisë për të mposhtur “Rilindjen”.

Noka tha se kur dëgjon Ramën në Athinë, cdo shqiptar që jeton në realitetin e dhimbshëm, i duket sikur Rama jeton në botën e çudirave.

Ai shton se kryeministri harron t’i thotë shqiptarëve, arsyet se pse ata janë larguar nga vendi.

Sipas në vend që fenomeni i korrupsionit të luftohej nga shteti, ai është kthyer në trend dhe modë.

Noka: Ne jemi në vazhdën e një turi të takimeve të vazhdueshme, turit të përbashkimit dhe ringritjes së PD.

Ne jemi në këtë tur, për t’u bërë të gjithë së bashku, për të përballuar dhe sfiduar të keqen më të madhe të këtij  vendi “Rilindjen”.

Nuk ka rrezik më të madh për një shoqëri demokratike, sesa korrupsioni. Korrupsioni në Shqipëri sot, nuk shihet si një sëmundje nga e cila cdo shoqëri bën përpjekje për të dalë, si një sëmundje që cdo shtet bën investime  për  ta kuruar, jo. Sot për fat të keq në Shqipëri kemi një realitet të dhimbshëm dhe të frikshëm. Korrupsioni në qeverinë e Ramës është trendi dhe është në modë.

Korrupsioni sot është kthyer në një kancer që ka kapur cdo qelizë të shtetit shqiptar. Kjo është një nga arsyet se pse Kukësi dhe Shqipëria është shpopulluar.

Kur dëgjon kryeministrin sot në Athinë, cdo shqiptar që jeton këtë realitet të dhimbshëm, i duket sikur Rama jeton në botën e çudirave.

Cfarë po thot? Po i thot gjasme emigrantëve dhe shqiptarëve, se dikur Shqipëria gëlonte nga korrupsioni dhe nga krimi. Se sot e 11 vjet ai është njeriu që i ka shpallur luftë krimit dhe korrupsionit. Ndërkohë shembull më të mirë për t’i kundërshtuar kujtdo këto përralla, kemi inceneratorët ku janë paguar 430 milion euro.

Rama harron t’i thotë shqiptarëve, arsyet se pse ikin nga ky vend. Shqiptarët si duket nuk janë në gjendje të shohin parajsën e afruar nga Rama, ndaj edhe ikin.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re