Dikur pati jetuar një zotëri i pasur që ishte shumë i sjellshëm dhe besonte në Dharma dhe Karma.

Shumë njerëz do të vinin tek ai për hua dhe ai kurrë nuk do të refuzonte askënd. Por ai kishte një rregull. Shërbëtori i tij do të pyeste personin që merrte hua, “Kur dëshironi ta ktheni këtë borxh në këtë jetë apo në tjetrën?”

Personat e ndershëm do të thonin gjithnjë se ata do të kthenin paratë me patjetër në këtë jetë, por disa njerëz zhvatës do të qeshnin me mendimin e një njeriu të pasur që priste të merrte para në jetën tjetër. Këta njerëz do t’i thonin gjithnjë shërbëtorit se do t’i kthenin paratë në jetën tjetër.

Një ditë erdhi një hajdut për të kërkuar hua. Ai e dinte për këtë rregullin e zotërisë së pasur. Motivi i tij kryesor nuk ishte të merrte hua, por ta shihte vendin ku ruheshin paratë, në mënyrë që të mund të hynte në shtëpinë e tij natën dhe të vidhte paratë.

Hajduti i kërkoi zotërisë së pasur ca të holla hua. Pasaniku i kërkoi shërbëtorit të tij të shtonte një rresht në libër për këtë hua. Kur shërbëtori e pyeti për kthimin. Hajduti tha që ai do t’i kthente ato në jetën tjetër.

Shërbëtori hapi menjëherë thesin dhe i dha paratë hajdutit. Hajduti ishte i lumtur që mori paratë dhe zbuloi vendndodhje ku ruheshin paratë.

Hajduti vendosi të vidhte nga thesi i pasanikut gjatë natës. Ai hyri në oborrin e shtëpisë së tij natën dhe ndërsa priste që njeriu i pasur të shkonte për të fjetur, ai u fsheh atje në strehën e buallit.

Papritur hajdutin e kapi një marramendje, filloi t’i rrotullohej toka, dhe të dëgjonte zëra. Ai pa që dy buajtë po flisnin me njëri -tjetrin dhe ai papritmas ishte në gjendje të kuptonte gjuhën e tyre.

Njëri buall e pyeti tjetrin, “Ju sot keni ardhur, apo jo?”

Bualli u përgjigj, “Po, unë kam ardhur te ky njeri i pasur pikërisht sot. Po ju sa kohë keni që jeni këtu?”

Bualli tjetër tha, “Kanë kaluar tre vjet për mua. Unë kisha marrë borxh nga ky zotëri pasanik duke i thënë se do t’ia ktheja në jetën tjetër. Mendova se njeriu i pasur është budalla dhe unë u gëzova që nuk do të më duhej ta ktheja atë hua.

Por pasi ndërrova jetë dhe rilinda përsëri, në këtë jetë u bëra një buall dhe erdha këtu në kasollen e këtij pasaniku. Tani, unë po paguaj borxhin e tij duke punuar tokën dhe do të duhet të qëndroj këtu derisa të paguhet e gjithë shuma e huasë.”

Hajduti e dëgjoi gjithë këtë gjë dhe ndërsa i shikonte me çudi dy buajt e lidhur, ai erdhi në vete. Ai e kuptoi që huaja e marrë nga dikush duhet të shlyhet. Hajduti e kuptoi se ai do të duhet të paguajë huanë në këtë jetë ose tjetrën.

Duke menduar këtë, të nesërmen në mëngjes shkoi te shtëpia e pasanikut dhe i ktheu shumën e huasë ashtu siç e kish marrë dhe i kërkoi shërbëtorit ta hiqte emrin e tij nga regjistri.

Mësimi:

Njerëzit që nuk e heqin emrin e tyre nga regjistri i mashtrimit, duhet të paguajnë llogarinë e karmës së tyre me interes në këtë jetë, jetën tjetër, ose në brezninë tjetër. Prandaj duhet të jetosh një jetë të ndershme.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re