Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, foli pas triumfit 4 me 2 që Shqipëria arriti në miqësoren ndaj Jordanisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, Asllani u shpreh:

“Duhej pak festë, është normale. Jemi të lumtur, ishte e vështirë. Bëmë një ndeshje serioze, fituam para tifozëve, duhet të vazhdojmë kështu. Jemi shumë shokë me Brojën. Jam shumë i lumtur për Armandon, që unë asistova dhe ai shënoi.

Sot luajtëm 4-2-3-1. Roli im është para mbrojes, unë e kam shumë qejf atë rol. Këtu kam bërë numrin 8. Po nuk preka top çmendem. Shkoj e kërkoj te portieri.

Nga ana fizike jam më mirë, kam luajtur 5-6 ndeshje në Torino. Jam shumë i lumtur që po luaj edhe me Kombëtaren. Po më ndihmojnë minutat me Torinon. Lojtari kur luan është më mirë mëndërisht”, deklaroi Asllani.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re