Kuraçao bëri surprizën në këtë Kupë Bote pasi mëngjesin e kësaj të diele me orën shqiptare ndali 0-0 Ekuadorin në ndeshjen e dytë të Grupit E. Në debutimin e tyre në Botëror, ekipi me popullsinë më të vogël që merr pjesë në këtë event, shijoi pikën e parë historike, pasi në ndeshjen hapëse u mposht 7-1 nga Gjermania.
Nëse i referohemi statistikave të ndeshjes, Ekuadori e mbajti topin 75 përqind të sfidës dhe provoi 28 gjuajtje, 15 nga të cilat në kuadrat, por Kuraçao edhe pse me pak raste ia doli të mbante portën të paprekur për pikën historike.
Pas dy ndeshjeve, Grupi E kryesohet nga Gjermania me 6 pikë, ndjekur nga Bregu i Fildishtë me tre pikë dhe pas tyre Ekuadori dhe Kuraçao me nga një pikë.




