Kohë më parë, thuhet se, disa gra të pasura dhe të bukura ishin ulur në breg të lumit duke shijuar natyrën.

Pas pak kur lanë duart dhe këmbët në ujin e freskët dhe të pastër të lumit, panë reflektimin e tyre.

Duke parë reflektimin e tyre në ujë, ato filluan të admirojnë bukurinë e tyre. Pikërisht atëherë njëra prej tyre tha: “Shiko sa të bukura janë duart e mia”.

Gruaja e dytë pohoi se duart e saj ishin më të bukura. E treta pohoi të njëjtën gjë. Shumë shpejt mes tyre filloi një debat.

Ato panë që pranë tyre po kalonte një grua e moshuar. Ajo po ecte me shkop, dhe rrobat e saj ishin të pista. Ajo dukej shumë e lodhur dhe e uritur.

Duke e parë atë, një nga zonjat e pasura u sugjeroi të tjerave të pyesnin plakën se cila i kishte duart më të bukura. Të gjitha ranë dakord. Pastaj njëra prej zonjave të pasura e thirrën.

Kur u afrua plaka, të gjitha i treguan duart dhe e pyetën: “Na thuaj kush i ka duart më të bukura?”

Zonja e moshuar tha: “Unë jam shumë e uritur dhe e etur, nuk kam fuqi, më jepni më parë diçka për të ngrënë dhe pastaj do të mund t’ju përgjigjem.”

Ata refuzuan t’i jepnin ushqim dhe i kërkuan të largohej.

Në një largësi jo fort të madhe një tjetër grua e varfër po qëndronte ulur dhe pa të gjitha këto që ndodhën. Ndaj, ajo shkoi te gruaja e moshuar dhe e ftoi në vendin ku ajo punonte dhe e bëri të ulej rehat.

Pastaj hapi kutinë e drekës dhe i dha plakës gjysmën e ushqimit dhe i dha ujë për të pirë. Pastaj lau duart dhe këmbët e plakës dhe i fshiu me rrobat e saj, duke i dhënë ngushëllim të madh plakës.

Pasi e moshuara u ndje pak më mirë, ajo u kthye tek ato zonjat e pasura dhe duke treguar nga kjo grua e varfër tha: “Kjo ka duart më të bukura.”

Të gjitha zonjat qeshën dhe thanë: “Çfarë dini për bukurinë!”

Kjo e moshuar u përgjigj: “Duart e bukura u takojnë atyre që bëjnë vepra të mira dhe u shërbejnë nevojtarëve. Bukuria e duarve rritet me vepra të mira dhe jo me stoli.”

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re