Skip to content

Kush i propozoi Egla Cenos? Aktorja e njohur: Më doli fati…

640 0 138f14622e5ea37f79afddafe30a350b

Aktorja e dashur për publikun, Egla Ceno, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” ka publikuar në “Instastory” një mesazh të një ndjekësi të saj.

“Të pashë me makinë sot. A do bëhesh gruaja ime?”, i ka shkruar fansi, të cilit Egla është kujdesur që të mos i tregojë emrin dhe portretin.

Ndërkohë aktorja e ka shoqëruar këtë postim me fjalët:

“Mos u shqetësoni më për mua, se më doli fati”,shoqëruar edhe me emoji duke qeshur.

Ndërkohë kujtojmë se pak javë më parë, Egla ndau me ndjekësit një moment të vështirë me nënën e saj, e cila pësoi ishemi të papritur.

Por fatmirësisht, falë ndërhyrjes së mjekëve, nëna e saj është më mirë.

8aa6954e617da3ac9d2ce2fdcdd11ff5