Nga: Rozart Dani

Çdo vit, 500 deri në 700 të mitur palestinezë nga Bregu Perëndimor dhe Jeruzalemi Lindor kalojnë nëpër burgjet ushtarake të Izraelit, shumica prej tyre djem mes moshës 12 – 17 vjeç. Por edhe vajza adoleshente deri madje të miturat rreth 12 vjeç gjithashtu arrestohen.

Në Mars 2018, 356 të mitur u burgosën. Sidoqoftë, këto shifra nuk pasqyrojnë situatën e përgjithshme të të miturve palestinezë dhe persekutimin e përsëritur kundër tyre, pasi me mijra të tjerë mbahen në hetime për disa orë ose disa ditë, dhe pastaj të lirohen. Si rezultat i kësaj shumë arrestime nuk janë të dokumentuara.

Pse arrestohen?

Shumica akuzohen për gjuajtje me gurë. Por ky është një pretekst për shënjestrimin e fëmijëve, një politikë e përgjithësuar që synon të rrezikojë të ardhmen e shoqërisë palestineze. Ushtria izraelite dëshiron t’i japë fund rezistencës palestineze dhe shpresës për të ardhmen e brezave që kanë lindur nën okupim.

Ku dërgohen ato?

Të miturit durojnë një “rrugëtim” të gjatë në një qendër hetimesh me seanca të gjata dhe rikthime të qëllimshme të seancave. Në shumicën e kohës, marrjet në pyetje bëhen në qendrën Al-Moscobiyeh (afër Jeruzalemit), në qendrën Jalame (afër Haifas) ose në stacione policie në koloni të ndryshme.
Seancat zhvillohen në Gjykatën Ushtarake për të Mitur të Oferit pranë Ramallahut.
Pse një gjykatë ushtarake?
Ndërsa Bregu Perëndimor është nën okupimin ushtarak izraelit, është administrata ushtarake ajo që menaxhon gjithçka që ndodh në territorin e okupuar Palestinez. Sa i përket kualifikimit si “gjykatë për të mitur”, ajo është vetëm një fasadë, pasi gjykata duket si gjykata e të rriturve në çdo aspekt.
Fëmijët në Jeruzalemin Lindor, pjesë e qytetit të aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Izraeli, zyrtarisht i nënshtrohen ligjit civil izraelit dhe për këtë arsye gjykatave civile, por në praktikë ata vuajnë të njëjtat shkelje të të drejtave të njeriut si fëmijët në Bregun Perëndimor.
Pjesa më e madhe e burgosjes ndodh në Ofer, por edhe në Meggido dhe Hasharon (që të dy në territorin izraelit).

Çfarë kushtesh gjatë mbajtjes në hetime ?

Nga arrestimi në gjyq, të miturit vuajnë keqtrajtim dhe shohin të drejtat e tyre themelore të shkelura. UNICEF përshkruan abuzimin e fëmijëve të burgosur si “të përhapur në gjithë territorin, sistematike dhe e institucionalizuar”.
Kjo fillon me arrestimin, i cili shpesh ndodh në mes të natës në shtëpinë e të miturit (në 40% të rasteve), pas një ndërhyrje të dhunshme nga ushtarë të shumtë.
Gjatë orëve të transferimit në qendrat e marrjes në pyetje, fëmijëve u lidhen sytë (në 80% të rasteve) dhe i kanë duart të lidhura, ata abuzohen, kërcënohen dhe poshtërohen. Ndonjëherë ato mund të bllokohen në një vend me forcë për orë të tëra, në shi, në të ftohtë ose në diell, pa ujë, ushqim ose shkuarje në tualet.
Keqtrajtimi vazhdon kështu gjatë marrjes në pyetje, i cili mund të zgjasë me ditë ose edhe me javë. Shuplakat, shqelmimet, fyerjet, kërcënimet me tortura, sulmet seksuale, dënimet janë të zakonshme. Në të shumtën e rasteve, ata nuk mund të takohen me prindërit e tyre ose me një avokat (ky është rast për 97% të të miturve të ndaluar). Më shumë se një e dhjeta e të miturve të arrestuar mbahen në izolim për një mesatare prej trembëdhjetë ditësh.
Përkundër rekomandimeve të OKB (1), torturat dhe keqtrajtimi vazhdojnë të kryhen pa u ndëshkuar. Shumica e të miturve refuzojnë të paraqesin një ankesë sepse kanë frikë nga hakmarrja ose sepse ndiejnë se nuk kanë asnjë shans për të fituar drejtësi. Më shpesh, ankesat hidhen poshtë në mënyrë efektive.
Nën presion, shumica e të pandehurve bien dakord të deklarohen fajtorë dhe të negociojnë një marrëveshje me prokurorin pasi kjo është mënyra “më e mirë” për të dalë nga burgu sa më shpejt të jetë e mundur. Përndryshe, ata rrezikojnë ndalimin e zgjatur për shkak të një gjykimi të zgjatur ose një dënim më të ashpër bazuar në pohime të detyruara. Ky është rasti për 99% e të dënuarve, shumica e të cilëve përballen me një dënim të caktuar me burgim, që zakonisht varion nga tre muaj në një vit, shoqëruar me një gjobë të rëndë.

Ky ishte rasti i Ahed Tamimit, vajza e re e Nabi Saleh, njohur botërisht, pasi u arrestua më 16 dhjetor 2017 për shuplakë ndaj një ushtari izraelit që patrullonte para shtëpisë së saj, i cili e ngacmoi seksualisht. Ajo u detyrua të pranonte fajësinë për 4 nga 12 akuzat e ngritura kundër saj dhe u dënua me 8 muaj burg. Anëtarët e familjes së saj janë ngacmuar veçanërisht nga autoritetet izraelite për shkak të rezistencës së tyre jo të dhunshme. Ahed është sot një ikonë e rezistencës palestineze
Autoritetet izraelite gjithashtu praktikojnë dënimin administrativ ndaj të miturve palestinezë. Ky dënim parasheh që një person të mbahet në paraburgim për një periudhë gjashtëmujore, e rinovueshme për një kohë të pacaktuar, pa akuzë ose gjykim, më shpesh në bazë të informacionit “sekret”, në të cilin nuk ka qasje as avokati dhe as i akuzuari, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Statistikat e fundit për çështjen e renditur, në prill 2016, 13 të mitur në paraburgim administrativ.

Çfarë shkeljesh të së drejtës ndërkombëtare?

• Nenet 37 dhe 40 të Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve të vitit 1989 mbi trajtimin e fëmijëve në rastet e paraburgimit dhe garancitë që ata duhet të gëzojnë (e drejta e aksesit, e drejta e ndihmës juridike, në një gjykim të drejtë, ndalimi si masë e fundit sa më e shkurtër të jetë e mundur, mbrojtje nga keqtrajtimi etj.)
• Konventa e katërt e Gjenevës e cila ndalon transferimin dhe ndalimin e një civili jashtë territorit të pushtuar (nenet 49 dhe 76).
• Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike që mbron të drejtën për një gjykim të drejtë (neni 14), ndalon ndalimin arbitrar dhe kërkon që çdo individ të sillet sa më shpejt që të jetë e mundur para një gjykatësi (neni 9).
• Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor (neni 1): trajtimi i fëmijëve të ndaluar palestinezë është qartësisht diskriminues krahasuar me fëmijët hebre izraelitë të ndaluar që jetojnë në Bregun Perëndimor, përfshirë Jeruzalemin Lindor, ose në Izrael.

Çfarë pasojash?

Përveç traumave të mundshme fizike për shkak të keqtrajtimit, ndalimi shkakton një traumë të konsiderueshme psikologjike tek të miturit. Ata vuajnë nga izolimi, ndjenja e pasigurisë së vazhdueshme, çrregullimi i stresit post-traumatik dhe shumë shpesh përfundojnë duke braktisur shkollën.
Shoqëria palestineze në tërësinë e saj është shkatërruar nga sjedhja e autoriteteve izraelite mbi fëmijët e saj. Rritja e arrestimeve dhe ndalimeve të të miturve bën që rifillimi i dialogut midis izraelitëve dhe palestinezëve të jetë më i vështirë çdo ditë.

(1) Shikoni Vëzhgimet Përfundimtare mbi Raportin e pestë periodik të Izraelit të Komitetit të Kombeve të Bashkuara kundër Torturës, 3 qershor 2016;
Vëzhgimet Përfundimtare mbi Raportin e katërt periodik të Izraelit të Komitetit për të Drejtat e Njeriut, 21 nëntor 2014;
Vëzhgimet Përfundimtare mbi Raportin e Dytë deri të Katërt të Izraelit të Komitetit për të Drejtat e Fëmijëve, 4 korrik 2013; Rezoluta e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut A / HRC / 37 / L.47 të 20 Marsit 2018.

Për më shumë konsultoni…;

A consulter pour aller + loin :

B’Tselem, Minors in jeopardy – violation of the rights of Palestinian minors by Israel’s military courts et Unprotected – detention of Palestinian teenagers in East Jerusalem, mars 2018

Defense for Children International Palestine, No Way to Treat a Child, avril 2016.

Platforma Palestineze, Fëmijëritë e thyera: Të miturit palestinezë në vështrimet e shtypjes izraelite, maj 2016.

Rozart Dani Luksemburg 2020

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re