Vera është stina e shumë frutave të shijshme . Nga shalqiri dhe pjepri te kajsia, pjeshka dhe qershia, nuk dimë se cilin të zgjedhim më parë.
Nëse mendoni se të hani shumë fruta nuk do t’ju shëndoshë, atëherë gaboheni. Sigurisht, një frut është shumë më i mirë se një akullore. Por nëse hani sasi të mëdha të diçkaje të shëndetshme, padyshim që do të mbingarkoni veten me kalori shtesë.
Pyetja është se cili frut nuk na shëndosh edhe nëse e konsumojmë në sasi të mëdha?
Shalqiri është një frut me pak kalori me 38.9 kcal/100g. Pra, kjo do të thotë që mund ta konsumoni në mënyrë të sigurt në sasi të mëdha. Sigurisht, mos e teproni me kombinimet e tij.