I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka rrëfyer gjatë seancës së sotme gjyqësore detaje nga vrasja e Fridman Xhaferraj, i cili u gjet brenda në një rezervuar në Korçë me gjymtyrët e lidhura me litar dhe plagë në kokë më 13 qershor 2021.
Bashkëpunëtori i drejtësisë ka rrëfyer momentin kur Leart Haxhiu vendosi ta vriste, si edhe bisedat gjatë rrugës në automjet.
Ai theksoi se Laerti gjatë rrugës kërkonte një vend për të hedhur trupin, ndërsa sipas tij Mariglen Topuzi tallej duke i thënë “O lala ma lër ta bëj unë, të mësoj dorën”.
“Ligori mori në celular Laertin dhe i tha se Xhaferri ka folur në celular me dikë për punë malli. Ndonëse ishim tek hoteli, Laerti na tha: ‘Çohu, do ikim në Korçë ta vrasim’.
Kur u nisëm për Korçë, unë, Laerti dhe Lulzimi, ky i fundit mori një pistoletë te një garazh ku mbanin armë këta dhe një makine me portobagazh.
Ndaluam në Pogradec ku takuam Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin i morëm në makinë.
Laerti kërkonte gjatë rrugës vend ku do hidhte trupin, edhe Bledari kishte chat email, pamë një rezervuar.
Rrugës bënin dhe shaka Marigleni i thoshte Laertit “O lala ma lër ta bëj unë, të mësoj dorën”, tregoi ai.