Një 43-vjeçar, me iniciale R.SH., ka ndërruar jetë pasi ka pësuar një aksident teksa po qarkullonte me motorin e tij. Nuk dihet ende nëse i riu është përplasur nga ndonjë mjet tjetër, apo ka humbur kontrollin e mjetit.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur menjëherë Policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak

Më datë 15.04.2020, rreth orës 21: 10, në Shijak, shtetasi R.Sh., 43 vjeç, banues në lagjen Kodër, Shijak, duke drejtuar motorrin  tip ‘Yahama’, ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetë.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re