Këshilli Europian ka bere me dijese vendet anëtare të BE-së duhet t’i mbajnë të mbyllura kufijtë deri të paktën në mes të Qershorit.

KE i këshilloi kryetaret e shteteve të BE-së këtë të premte që të zgjasin ndalimin e udhëtimit për 30 ditë të tjera. Ndonëse kjo do të jetë në dorë të secilës qeveri, vendet që janë në Shengen deri tani kanë ndjekur një strategji të përbashkët.

“Qëllimi kryesor mbetet ndalimi i përhapjes së koronavirusit përmes udhëtimit”, tha Margaritis Schinas, zëvendës presidenti i Promovimit të mënyrës së Jetësës Tonë Europiane.

“Pavarësisht progresit në disa shtete Europiane, situata në botë mbetet delikate. Ndaj vendimet duhen marrë në mënyrë graduale, dhe kufizime të caktuara të hiqen në momente të caktuara”.

Previous articlePas shkollave, hapen kopshtet dhe cerdhet, ja data

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re