Zjarri po përrhapet me shpejtësi në zonën pranë Tunelit të Kalimashit në Kukës duke bërë që tymi të mbulojë pjesën e brendshme të tij dhe trafiku të rëndohet në dalje.

Kujtojmë se prej ditësh Maja e Rrunës u përfshi nga flakët dhe në atë zonë janë dy vatra aktive, flakët e të cilave po afrohen mbi tunelin e Kalimashit. Era e fuqishme dhe terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrëfiksëve.

Ndërkohë gjatë orëve të ditës pritet që në ndihmë për shuarjen e zjarrit të shkojë dhe një helikopter për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kukës,të tunelit të Kalimashit dhe Forcat e Armatosura të Detashmentit Rajonal të Mbrojtjes Kukës deri në orët e vona kanë luftuar me flakët pavarësisht terrenit të vështirë në këtë zonë ndërsa në ndihmë të tyre gjatë ditës së premte ka qenë edhe një helikopter.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re