Zv/Kryetari i i Grupit Parlamentar  CDU/CSU-së, Johann Wadephul në Bundestag-un gjerman,  ka reaguar ashpër lidhur me ndryshimet kushtetuese duke thënë se do të asgjesonin Reformën Zgjedhore.

“Ndryshimi Kushtetues do të minonte reformën zgjedhore. Do të çonte në shkeljen e marrëveshjes. Një qasje e tillë është shkelje e besimit ndaj BE,” ka thënë ai.

Më herët Wadephul është shprehur se marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës e arritur në 5 qershor në Këshillin Politik, duhet të miratohet pa asnjë ndryshim.

“Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i Reformës Zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e  Shqipërisë  drejt  BE-së. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm,” u shpreh ditë më parë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re