Ilustruese

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në fshatin Moçan të Maliqit. Një fëmijë me iniciale M.A, 9 vjeç duke luajtur në banesë dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer një bombul gazi, për pasojë ka marrë dëmtime trupore.

Fëmija është nisur me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.06.2020, në fshatin Moçan, shtetasi M. A., rreth 9 vjeç, duke luajtur në banesë dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer një bombul gazi, për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re