Fatos Dusha 60-vjeç është arrestuar nga blutë e Vlorës në lidhje me përfshirjen e tij në ndihmën e kalimit të emigrantëve përmes Shqipërisë me destinacion vendet e Bashkimit Europian në mënyrë të paligjshme.

Fax News mëson se Dusha strehonte shtetas sirian në Tiranë, përpara se ti niste në drejtim të Vlorës. Burime nga Policia e Vlorës bëjnë.me dije se identifikimi dhe kapja e tij është bërë e mundur nga dëshmitë e refugjatëve.

Një aksion që ka ende mistere është zhvilluar së fundmi në jug të vendit ku rreth 50 klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme kryesisht Siria këtë të Premte. Ata qëndruan për rreth tre orë në det të hapur në tentativë ndërsa ishin nisur për të kaluar ilegalisht me gomone drejt Italisë. Nga kjo u zbulua se ishin përfshirë një grup trafikantësh

Mjeti lundrues u bllokua për disa orë në grykëderdhjen të Vjosës ku u ndërhy nga forcat shqiptare por edhe atyre të Guardia Di Financës duke bërë të.mundur shpëtimin e tyre.

Ndërko edhe 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, me dyshimet se janm përfshirë në trafikimin e klandestinëve

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re