Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka plotësuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Trupa gjykuese përbëhet nga kryesuesja Daniela Shirka dhe dy anëtarët Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi.

Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, për çështjen në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç., e regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 24.11.2021, me nr. 47 regjistri themeltar, është planifikuar seanca gjyqësore në datë 20.12.2021, ora 09:00.

Pas plotësimit të trupit gjykues, ka rezultuar se çështja do të shqyrtohet nga kryesuese – gjyqtarja Daniela Shirka, anëtar – gjyqtari Engert Pëllumbi dhe anëtare – gjyqtarja Igerta Hysi.

 

 

 

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re