Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm në Roskovec, duke u vetëvrarë me armë zjarri. Sipas policisë viktima vuante nga depresioni, dhe ka qëlluar veten brenda në banesën e tij. Policia vijon hetimet për ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:55, në fshatin Suk 1, Roskovec, shtetasi F. C., 48 vjeç, dyshohet se në kushte depresioni është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re