Sipas sondazheve të daljes, partia e ekstremit të djathtë Rally National (RN) e Marine Le Pen ka fituar 34 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Francës.

Në vend të dytë është aleanca e majtë Fronti i Ri Popullor me 28.5 për qind të votave, ndërsa koalicioni centrist i presidentit Emmanuel Macron është në vendin e tretë me 20.3 për qind.

Marine Le Pen u bëri thirrje votuesve të dielën t’i japin partisë së saj një shumicë absolute në mënyrë që presidenti i saj Jordan Bardella të mund të jetë kryeministri i ardhshëm.

Ndërsa Presidenti Macron u bëri thirrje votuesve të mblidhen pas kandidatëve “republikanë dhe demokratë” përpara balotazhit të 7 korrikut.

Zgjedhjet për 577 vende në dhomën e ulët të Asamblesë Kombëtare mbahen në dy raunde në 577 zona zgjedhore. Përbërja e parlamentit të ri do të bëhet e qartë vetëm pas 7 korrikut.

Në raundin e parë fiton kandidati që ka fituar 50 për qind dhe nëse nuk ka, në raundin e dytë hyjnë jo vetëm dy kandidatët kryesorë, por të gjithë ata që fitojnë më shumë se 12.5 për qind.

Për fituesin mjafton një shumicë relative.

Francezët shkuan në votime në një numër rekord.

Pjesëmarrja ishte vlerësuar në 65.5 për qind, ndërsa në vitin 2022 ishte 47.5 për qind.

Exit poll-et e para përkojnë me sondazhet parazgjedhore, por mbetet të shihet se si do të përkthehet kjo në rezultate zgjedhore, duke qenë se pas raundit të parë pritet të krijohen koalicione parazgjedhore dhe kandidatët e tjerë të tërhiqen për të shmangur fitorja e kandidatit të RN.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re