Liga e Europës ka mësuar sot çiftet e turit të parë kualifikues. Pjesë e këtij raundi është edhe Prishtina.

Skuadra e Superligës së Kosovës do të përballet me Sherif Tiraspol. Short “ferri” ky për ekipin shqiptar, pasi Sherif Tiraspol nuk pësoi asnjë humbje në fazën ku luftonte për titull. Rivalët e Milsamit ishin të favorizuar falë barazimeve të Sherifit.

Prishtina përfaqëson Kosovën si fituese e Kupës. Ndeshjen e parë në këtë tur do e luajë në transfertë. Sfidat e turit të parë pritet të luhen më 10 korrik, ndërsa ato të kthimit më 17 korrik.

SHORTI I LIGËS SË EUROPËS TURI I PARË

Sherif Tiraspol – Prishtina

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko