Është publikuar në fletoren zyrtare detyrimi ligjor për italianët që të paraqesin ”green pass” në vendet e tyre të punës, por presidenti Mattarela ka vendosur që të bëjë disa ndryshime në paketën e dorëzuar nga qeveria.

Në versionin final të ligjit është hequr e drejta që kompania të pushojë punonjësit që nuk janë të vaksinuar, megjithatë ata do të konsiderohen të pezulluar dhe nuk do të paguhen për të gjitha ditët që nuk do të paraqiten në vendin e tyre të punës.

Detyrimi për pasaportën e vaksinimit në vendet e punës publike dhe private në Itali do të nisë të zbatohet duke nisur nga data 15 Tetor. Paketa ligjore që ka kaluar së fundi parashikon edhe mënyrën sesi mund të hyhet në gjykata. Magjistratët kanë detyrimin që të jenë të vaksinuar, por ky rregull nuk është i detyrueshëm për avokatët, ekspertët apo dëshmitarët e çështjeve të ndryshme.

Më i ashpër duket të jetë qëndrimi për kompanitë që kanë më shumë se 15 punonjës, të cilët nëse mungojnë më shumë se 5 ditë pa arsye, mund të pushohen edhe nga puna. Ndërkohë që përjashtohen nga detyrimi për të bërë vaksinën të gjithë ata persona që kanë kaluar së fundi Covid 19. Për 12 muaj atyre iu lëshohet një certifikatë jeshile, e cila është e ngjashme me pasaportën e vaksinimit.

“Ata që janë identifikuar si raste pozitive për SARS-CoV-2 pas ditës së katërmbëdhjetë nga administrimi i dozës së parë të vaksinës, si dhe pas ciklit të përshkruar, u lëshohet gjithashtu certifikimi jeshil COVID-19 i vlefshëm për dymbëdhjetë muaj nga shërimi “. 

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re