Avokati i Zani Caushit ka folur për mediat duke sqaruar se gjithcka i kërkojnë Gjykatës është përllogaritje e thjeshtë e vuajtjes së dënimit për të vazhduar më tej me procedurat e tjera, përfshirë lirinë me kusht.

“Ne nuk kërkojmë lirinë e Zani Caushit, po përllogaritjen e saktë të kohës së vuajtjes të dënimit të dënuarit. Ka një antikap në përllogaritjen e vuajtjes së dënimit pasi kemi dy vendime dhe duke pasur parasysh përcaktimet ligjore që jepen në vendim, një vendim ka datën në të cilën vendimi merr formë të kryer, kohën për të cilën dënohet i pandehuri dhe njëkohësisht një pikë tjetër që thuhet vuajtja e këtij vendimi fillon që në filan datë. Ne i kemi marrë vendimet, kemi bërë mbledhje të thjeshtë artimetike jo matematike.

Është tepër e qartë se pas llokaritjes të vuajtjes së dënimit, pasi dhe në gjykimin e parë, shkaku që kemi tërhequr ka qenë mosllogaritja e saktë e kohës së vuajtjes së dënimit dhe pastaj do vazhdojmë procedurat ligjore në lidhje  me të drejtat që ka, përfshirë de lirinë me kusht”, u shpreh avokati.

Sa i përket masës disiplinore që ka marrë në Drenovë, shprehet se ekziston neni 65 për të dënuarit me burg të përjetshëm ndërsa ka shpresë për lirimin me kusht të Zani Caushit, i njohur ndryshe si drejtuesi i bandës së Vlorës.

“Duhet të jemi të qartë. Neni 64 është për të dënuarit e zakonshëm. Për të dënuarit me burgim të përjetshëm është neni 65. Kam dëgjuar shumë komente. Referimet që i bëhen nenit 64 nuk kanë lidhje me nenin 65. Në rast se neni 65 do ishte përshkruar me kushtet e nenit 64, atëherë përse duhet të vihej me një nen më vete. Neni me të dënuarit me burgim të përjetshëm parashikohen vetëm nga neni 65. Masa administrative është një masë që sipas meje nuk është marrë në përputhje me ligjin, por do shprehet gjykata në lidhje me këtë, por nuk ndikon shumë në kuadrin ligjor.

Ka disa vendimet të Gjykatës së Strasburgut në lidhje me dënimin të përjetshëm, nuk është eksperiment shqiptar. Nuk mund të përcaktoj kohën e shpejtë për të qenë i lirë, por në rast se i referohemi praktikave të caktuara gjyqësore dhe kur flasim për Shqipërinë, kemi miratuar një sërë rezolutash që mbështesin kuadrin të Gjykatës së Strasburgut, jemi të detyruar ta zbatojmë dhe unë mendoj që shanset janë”, tha avokati.(A.M/Faxweb.al)



/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re