Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka treguar prapaskenat e lirimit nga detyra të zv/ministrit të Arsimit Olti Rrumbullaku dhe emërimin në vendin e tij të Albana Tolës.

Sipas saj, shkarkimi i Rrumbullakut ka ndodhur pikërisht në kohën kur po raportonte në Parlament për buxhetin ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Deputetja thotë se në një moment, Kushi është larguar nga Komisioni për të shkuar në mbledhjen e qeverisë, ku mesa duket do të miratohej shkarkimi i Rrumbullakut, ndërkohë që ky i fundit raportoi për pjesën e mbetur.

Zhupa thotë se ose ministren e Arsimit nuk e pyet askush, ose ajo tallet me Parlamentin.

“Qeveria e barsoletave! Sot ne komision ne orën 12:00 ministrja e arsimit Kushi u largua se do shkonte ne mbledhje qeverie dhe na la te përgjigjej zëvendës ministri Rrumbullaku për pjesën e mbetur.

E delegoi ne mbledhje për te na dhëne përgjigje para komisionit, ndërkohë shkoi ne mbledhje tjetër për ta shkarkuar!

Ose ministren e arsimit nuk e pyet njeri dhe as nuk kishte ide qe do e shkarkonin zv ministrin e saj, ose ajo është tallur me parlamentin duke lene ne raportim dike qe ishte ne shkarkim!

Te dyja tregojnë nivelin e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmin e kësaj qeverisje!”, thuhet në reagimin e Ina Zhupës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re