Holanda dhe Turqia luajnë në Berlin sfidën e fundit çerekfinale të këtij Europiani, me të dyja skuadrat që nuk duan të ndalen këtu.
“Tulipanët” kanë pasur luhatje në grupe, teksa përballë Rumanisë në fazën e 1/8-ave fituan bindshëm me rezultatin 3-0.
Nga ana tjetër, turqit janë një tjetër surprizë e këtij kompeticioni, pasi vijnë nga një fitore 2-1 kundër Austrisë në 1/8-at dhe duan të surprizojnë dhe ekipin e Koeman.
REZULTATI LIVE:
HOLANDË 0-1 TURQI
Akaydin 35′
KOMENTI LIVE:
46′ Zëvendësim te Holanda. Largohet Bergwijn dhe në vendin e tij futet Weghorst.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
35′ GOOOL TURQIA 0-1/ Guler hedh një krosim në zonë dhe Akaydin me kokë ndëshkon holandezët. (VIDEO)
32′ Guler tenton të befasojë me një gjuajtje nga distanca, por topi nuk shkon në kuadrat.
30′ Simons shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
29′ Bardakci godet brenda zonës, me tentativën e tij që shkon mbi kuadrat.
12′ Simons provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon mbi kuadrat.
1′ Depay hyn bukur në zonë dhe godet me të djathtën, por topi shkon mbi kuadrat.
1′ Starton sfida në Berlin!



