Shqipëria luan sot në Riga të Letonisë ndeshjen e saj të katërt në kualifikueset e Botërorit 2026. Një ndeshje shumë e rëndësishme për faktin se hyn mes atyre që nuk duhen gabuar kurrsesi.
Kuqezinjtë duhet të mposhtin me çdo kusht skuadrën vendase, në mënyrë që të mbrojnë vendin e dytë pas krahëve të Anglisë nga Serbia e cila mori një barazim pak ditë më parë në Tiranë. Për të bërë këtë, kuqezinjtë duhet të arrijnë fitoren e parë në histori ndaj Letonisë, me të cilën të 5 takimet e mëparshme janë ndarë në barazim.
Trajneri Silvinjo për këtë ndeshje ka bërë dy ndryshime të detyruara në mbrojte duke aktivizuar Ismajlin e Kumbullën për Gjimshitin e Ajetin që mungojnë për ndeshjen e sotme. Por ndërkohë, ka bërë një tjetër ndryshim taktik në krahun e djathtë, duke hedhur në fushë Ballin në vend të Hysajt.
Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon në krahasim me ndeshjen e luajtur ndaj Serbisë pak ditë më parë në Tiranë.
LIVE LETONI-SHQIPËRI 1-1
45’+4′ Çernomordijs / 29′ (ag) Çernomordijs
NGJARJET KRYESORE
64’ Pasim i shpejtë në qendër i Asllanit për Manajn, sulmuesi nuk ia del të kontrollojë sferën. (VIDEO)
62’ Laçi provon në pozicion ballor nga distanca, sfera shkon shumë lart mbi traversë.
60’ Vjen lëvizja e parë nga pankina, me Muçin i cili merr vendin e Hoxhës.
55’ Gjuajte e fortë nga distanca e Asllanit, portieri vendas grushton në këndore.
51’ Mundësi e artë e kuqezinjve për të shënuar pas një goditje këndi, pasi Ismajli me kokë e pastaj Manaj nuk ia dalin të kalojnë portierin kundërshtar. (VIDEO)
49’ Ciganiks ndëshkohet me karton të verdhë.
49’ Ikaunieks gjen hapësirë para zonës kuqezi dhe lëshon një gjuajtje që për fat nuk është e fortë dhe shkon në duart e Strakoshës.
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.
45’+5’ Mbyllet në barazim pjesa e parë.
45’+4’ Kuqezinjtë e pafat! Pas një goditje të shpejtë nga këndi, Çernomordijs me kokë mposht Strakoshën. (VIDEO)
45’+4’ Pas një goditje këndi, topi qarkullon rrezikshëm në zonë dhe vendasit i afrohen golit.
45’ Jepen 5 minuta shtesë.
44’ Harkime radhazi në zonën e Strakoshës, Kumbulla dhe Ismajli ia dalin të spastrojnë rrezikun duke mos lejuar gjuajtje të kundërshtarëve.
40’ Faull i Ismajlit ndaj Gutkovskis në kufijtë e zonës, kuqezinjtë shpëtojnë nga një penallti e mundshme. (VIDEO)
36’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Asllani i cili lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, pa gjetur katërkëndorin. (VIDEO)
36’ Broja në të djathtën vallëzon mes mbrojtësve e më pas fiton një goditje këndi.
29’ GOOOL SHQIPËRIA! Pas një harkimi të Hoxhës nga e majta, topi shkon drejt Manajt, devijohet nga sulmuesi pas prekjes së Çernomordijs dhe shkon në rrjetë. (VIDEO)
21’ Pret Strakosha gjuajtjen e Ikaunieks! (VIDEO)
18’ Penallti për Letoninë! Pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve, Gutkovskis rrëzohet në zonë pas një kontakti me Kumbullën dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)
17’ Balliu harkon në zonë, Manaj e Asllani ngatërrohen dhe nuk gjuajnë në portë.
12’ Broja fiton topin në të djathtën pranë zonës dhe pason për Laçin, gjuajtja e të cilit bllokohet nga mbrojtësit. (VIDEO)
9’ Dy goditje këndi radhazi për kuqezinjtë, por pa gjetur një devijim që mund të rrezikonte portën e vendasve.
7’ Harkim i Asllanit në zonë, një mbrojtës devijon dhe i heq sferën Manajt duke rrezikuar edhe autogolin. (VIDEO)
2’ Në harkimin nga këndi është Gutkovskis i cili devijon rrezikshëm duke vënë në provë Strakoshën. (VIDEO)
2’ Vendasit sulmojnë nga e djathta dhe fitojnë shpejt një këndore.
1’ Nis dueli në Riga.
FORMACIONET ZYRTARE
LETONIA: Zviedris, Jurkovskis, Çernomordijs, Balodis, Jaurizems, Saveljevs, Ciganiks, Varslavans, Zelenkovs, Ikaunieks, Gutkovskis.
Trajner: Paolo NIkolato
SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Balliu, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo