Kryeministri Edi Rama nuk ka munguar në një ndër momentet më të rëndësishme të një çifti në Mamurras të Kurbinit. Ata po kurorëzonin lidhjen e tyre të dashurisë me fejesë, ndërsa Rama mbërriti me një buqetë me lule për vajzën me profesion arkitekte, e cila u fejua me një turk.

Nuk munguan komentet epike të Ramës për llokumin e vjehrrës dhe këshillat për prindërit.

PJESE NGA BISEDA
Rama: E meritoni juve buqetën, meqë jeni nusja. Mendoja se djali do të martohej me një vajzë turke, por qenka shqiptare.

Babai i djalit: Në prezencë të zotit kryeministër, kërkoj dorën e gocës.

(Qeshin të gjithë të pranishmit në ceremoni)
Rama: Unë erdha vetëm që ta shoqëroja. Këtë llokumin e parë do t’ja japësh vjehrrës. Se është shenjë e mirë.
Rama-dhëndrit: Çfarë ke studiuar?
Dhëndri: Inxhinieri ndërtimi.

Rama-nuses: Po juve?
Nusja: Arkitekturë në Stamboll.
Të trashëgoheni, çdo të mirë e mbarësi. Edhe një këshillë kam unë. Mos i harroni kurrë prindërit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re