Altin Tanku, drejtor i kërkimeve në bankën qëndrore ka një shpjegim për atë cfarë po ndodh së fundimi në tregun valutorë. I ftuar në emisionin E-ZONE në Vizon Plus, z.Tanku u shpreh se tregu nuk ka element spekulativë, por banka e shqipërisë e ka në monitorim të vazhdueshëm. Sipas tij kjo situatë lidhet me atë që në teorinë ekonomike njihet si “sëmundja hollandeze”

 

Sëmundja hollandeë është një fenomen kur një 1 apo disa sektorë performojnë kaq mirë sa nxisim më shumë eksporte dhe kjo sjell një valutë më të madhe në vënd, duke rritur vlerën e lekut dhe dëmtuar konkurrueshmërinë e sektorëve të tjerë. Bëhet fjalë për sektor si eksportet turizmi apo pasuritë e paluajtshme. Në vitin 1960 në Hollandë u zbuluan fusha me vëndburime të naftës dhe gazit. Kjo solli eksporte të mëdha dhe një valutë të lartë në vënd duke dëmtuar konkurrencën  e sektorëve të tjerë.  Është detyrë e qeverisë që të ndihmojë këto sektorë me poltika mbështetëse apo të ndikojë në diversifikimin e ekonomisë- u shpreh Tanku

 

Tanku thotë se është gjithmonë koha për të patur në fokus nismën e deeuroizimit, për aq kohë sa kemi këtë nivel të lartë përdorimi të euros në vënd.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re