Pamja e shtratit të lumit Mat në Bashkinë e Klosit është vërtetë alarmante teksa të dy anët e tij janë të “pushtuara” nga mbeturina plastike. Një pjesë e madhe e këtyre mbeturinave qëndrojnë në bimësinë përgjatë shtratit të lumit Mat që nga viti 2016 kur shirat e mëdha shtuan ndjeshëm prurjet e lumit, të cilat morën me vete edhe mbeturinat që nga burimi i këtij lumi.

Ndonëse kanë kaluar afro 4 vite, asnjë nismë nuk u mor për pastrimin e shtratit të lumit nga këta mbetje që qëndrojnë të varura në bimësi si një dekor i dorës së njeriut.

Specialistët e mjedisit thonë se pasojat e kësaj ndotjeje janë tepër të mëdha, qoftë në gjallesat ujore të cilat jetojnë në lumin Mat e liqenin e Ulzës, por edhe në ekosistem. Prania e mbeturinave nga më të ndryshmet, duke nisur nga plastika e deri tek leckat, japin impaktin e tyre nëgativ në natyrën që përshkojnë.

Në vitin 2014, ish Ministri i Mjedisit Lefter Koka urdhëroi kryetarët e Bashkive për të pastruar mjedisin e Njësive që drejtonin, në të kundërt ata do të gjobiteshin. Por edhe kjo nismë nuk funksionoi pasi pushteti lokal ishte i pafuqishëm përballë ndotjes së madhe të mjedisit të tij. Ministria e Mjedisit 6 vite më parë dha vetëm urdhër, duke mos marrë parasysh koston e madhe që i duhej pushtetit vendor në këtë drejtim. Aktualisht Bashkia Klos mbulon vetëm 30% të territorit të saj me shërbimin e grumbullimit dhe tërheqjes së mbeturinave, që konsiston vetëm në zonat me rrugë të asfaltuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko