Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen ka përshëndetur vendimin e presidentit Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje të parakohshme.

“Ky votim historik tregon se kur njerëzit votojnë, njerëzit fitojnë. Ne jemi gati të marrim pushtetin nëse francezët na japin besimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme kombëtare. Ne jemi të gatshëm të ushtrojmë pushtetin, t’i japim fund migrimit masiv, t’i japim përparësi fuqisë blerëse, të gatshëm për ta bërë Francën të jetojë përsëri,” theksoi ajo.

Presidenti Macron ka njoftuar përmes një deklarate se po shpërndan Asamblenë Kombëtare dhe do të thërrasë zgjedhje të parakoshme më 30 qershor dhe 7 korrik.

Presidenti francez tha se nuk mund të pretendojë se asgjë nuk ka ndodhur. Rezultati i zgjedhjeve të BE-së nuk është i mirë për qeverinë e tij dhe se rritja e nacionalistëve është një rrezik për Francën dhe Evropën.

“Kam vendosur t’ju kthej zgjedhjen e së ardhmes sonë parlamentare përmes votimit. Prandaj po shpërndaj Asamblenë Kombëtare. Votimi do të bëhet në dy raunde më 30 qershor dhe 7 korrik”, tha ai.

Sondazhet në Francë tregojnë se partia e ekstremit të djathtë Rally National (RN) ka dalë në krye me 31.5% të votave, më shumë se dyfishi i partisë së Rilindjes së presidentit Macron.

Rilindja, e udhëhequr nga Valerie Hayer, u rendit në vendin e dytë me 15.2% të votave, pak përpara socialistëve të tretë me 14.3%.

Pjesëmarrja ishte në një nivel rekord prej 45.3%, sipas Ministrisë së Brendshme franceze – 2 pikë përqindjeje më e lartë se zgjedhjet e mëparshme evropiane të mbajtura në 2019.

LEXO EDHE: Macron njofton zgjedhje të parakohshme pas rezultateve të sondazheve për PE: Rritja e nacionalistëve është një rrezik për Francën dhe Evropën

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re