Kjo është nuanca më femërore e rozës. Çifti mbretëror, Princi William dhe Princesha Kate Middleton, bënë një paraqitje të veçantë me fëmijët e tyre, Princin George dhe Princeshën Charlotte, në Wimbledon, dhe të gjithë sytë ishin mbi ta.

Këtë herë, ndër të tjera, manikyri i princeshës së vogël, një nuancë mjaft intensive rozë, ishte tema e diskutimit në qytet.

Dhjetëvjeçarja Charlotte veshi një fustan të bardhë me zbukurime blu marine dhe e kombinoi pamjen e saj me manikyr rozë të ndezur, duke thyer me sa duket një traditë të gjatë: shumica e anëtareve femra të familjes mbretërore i lyejnë thonjtë e tyre në nuanca neutrale ose rozë të errët, ngjyrat e preferuara të Mbretëreshës Elizabeth II, për t’iu përshtatur veshjeve të tyre dhe për të shmangur pamjet e ekzagjeruara.

Edhe pse nuk ka një rregull zyrtar mbretëror që ndalon nuancat e errëta në manikyr, sipas komentatorit mbretëror Omid Scobie, zgjedhja e ngjyrës bazohet kryesisht në atë që konsiderohet elegante dhe e përshtatshme për secilin rast. Siç vuri në dukje ai, nuancat e errëta rrallë shfaqen në ngjarje zyrtare mbretërore. Megjithatë, kur anëtarët e familjes mbretërore marrin pjesë në raste më pak formale ose informale, ata kanë fleksibilitet më të madh në zgjedhjet e tyre estetike.

Meghan Markle, halla e princeshës së re, foli gjithashtu për këtë temë: “Për pjesën më të madhe të kohës që isha në Mbretërinë e Bashkuar, rrallë kam përdorur manikyr”, tha Dukesha 43-vjeçare e Sussex në një episod të dokumentarit të vitit 2022 të Netflix, Harry & Meghan. “Kishte një ide pas kësaj. Për aq sa kuptova, nuk lejoheshe të vishje të njëjtën ngjyrë si Mbretëresha në një aktivitet në grup. Por nuk lejoheshe të vishje të njëjtën ngjyrë as si një anëtar tjetër i lartë i familjes.”

Ajo vazhdoi: “Kështu që i thashë vetes: ‘Cila është një ngjyrë që ndoshta nuk do ta veshin kurrë? Ngjyrë kafe? Bezhë? E bardhë?’ I lyeva me shumë nuanca neutrale. Doja të kaloja pa u vënë re. Nuk po përpiqesha të bija në sy. Nuk kishte asnjë moment ku hyra në këtë familje pa u përpjekur të përzihesha sa më shumë që të ishte e mundur. Nuk doja t’i turpëroja në asnjë mënyrë.”

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re