Mark Marku, ndërsa ka folur në emisionin “Kjo Javë”, është pyetur edhe nëse shpallja e ish-kryeministrit Sali Berisha non-grata nga SHBA do e dëmtojë PD-në.

Marku thotë se po, si pasojë e retorikës që kanë krijuar vetë demokratët.

Deputeti i zgjedhur i Lezhës thotë se mënyra se si PD i ka përcaktuar Tom Doshin dhe Vangjush Dakon pas shpalljes non-grata nga SHBA, mund t’i kthehet si rikoshetë me rastin e ish-kreut të demokratëve.

“Unë mendoj që nuk kishte arsye për tu përmendur. Çfarëdo që të ndodhë në PD, nuk e shmang faktin që Sali Berisha është kryetari historik i PD. E ka mbajtur PD-në në opozitë. Meriton një analizë të thellë.

Këtë fakt nuk e ndryshon asgjë. E dëmton PD-në pasi ajo ka ndërtuar një diskurs për Tom Doshin e Vangjush Dakon, se shpallja e tyre non-grata ata duhet të largohen nga politika.

Ky është një problem. Fakti që Sali Berisha u shpall non-grata, ka qenë diçka e gabuar pasi u shpall non-grata një politikan me histori dhe ndikim, ndërkohë që qeveria amerikane nuk shpall non-grata Edi Ramën që ka bërë gjërat e tmerrshme në vend.

Nëse do ta bënte Berisha, kjo do ishte diçka që lehtëson punën e PD-së në marrëdhënien me kundërshtarët në parlament. PD unë mendoj që do ta ketë të vështirë të vendosë që ish-kryetari të mos jetë pjesë e grupit parlamentar.

Shpallja non-grata është një fakt i mbështetur në disa arsyetime por nuk mbështetet juridikisht. Kur Berisha ishte kryeministër, unë kam pasur kritika, nuk kemi pasur marrëdhënie të ngrohtë. Duhet menduar në kuptimin, se tani që u shpall non-grata, nëse SHBA do e heqë masë” – tha Marku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re