Pas fitores dramatike me penallti kundër Holandës, Maroku ka arritur të kalojë me sukses plot tre raunde me eliminim direkt në historinë e Kupës së Botës.
Kjo shifër është e barabartë me të gjitha kualifikimet e të gjitha kombeve të tjera afrikane të marra së bashku në historinë e këtij kompeticioni.
Për më tepër, përballë “Tulipanëve”, skuadra marokene tregoi një qarkullim topi mbresëlënës. Ata u bënë vetëm ekipi i dytë në histori (pas Spanjës) që kompletojnë më shumë se 800 pasime në një ndeshje të vetme të Botërorit që kur kompania Opta mbledh këto të dhëna (saktësisht 801 pasime të kompletuara). Një deklaratë e vërtetë force!



