Presidenti Thaçi ka shkuar aty ku kryeministri Rama ka tentuar, sa i pëket sfidës së madhe historike të një marrëveshjeje Kosovë – Serbi, duke propozuar një platformë politike.

I sapokthyer nga Bjellorusia ku morri pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, Thaçi e lëshoi këtë thirrje për të gjithë spektrin politik kosovar, ndonëse Rama e ka kërkuar dhe për atë mbarëshqiptar.

“U bëj thirrje të gjithë anëtarët e të gjitha partive politike për të krijuar një platformë të përbashkët dhe një agjendë të përbashkët kombëtar, në mënyrë që të kemi një ekip që do të përbëhet nga partitë opozitare në dialogun me Serbinë”, tha Thaçi. Ishte ky edhe si një reagim ndaj rezulotës së propozuar nga LDK, ku atij i kufizohej e drejta që të merrej vesh me Serbinë për korrigjimin e kufijve.

Rezulota nuk u votua, por Thaçi e vlerësoi si proces.

Ai shtoi se shpreson që Kuvendi i Kosovës do të formojë një platformë të përbashkët dhe do të sigurojë një shumicë në Kuvendin e Kosovës për të vazhduar procesin.

“Vetëm një themel i gjerë politik është një garantues për të ardhmen”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ai mendon se Serbia dhe Kosova do të kenë vullnetin për të vazhduar dialogun dhe për të finalizuar marrëveshjen në të ardhmen e afërt.

“Unë besoj se të dyja palët angazhohen për të gjetur një zgjidhje kreative, me vendosmërinë e Bashkimit Evropian dhe ndërmjetësen Mogherini, mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara dhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Për momentin ne jemi larg, por unë shoh mundësi, unë shoh gatishmëri te komuniteti ndërkombëtar për të përmirësuar këtë proces. Por, në fund të fundit, Kosova dhe Serbia duhet të vendosin në lidhje me arritjen e një marrëveshje paqeje, që nënkupton njohjen reciproke”, tha ai pas një vizite në Bjellorusi, në kuadër të konferencës së sigurisë në Mynih.

Thaçi, sipas RTK2, theksoi se “në asnjë rrethanë nuk do të ketë kufizim në baza etnike, migrim të popullsisë, probleme dhe shqetësime”.

“Unë shpresoj dhe besoj se marrëveshja e paqes Kosovë-Serbi do të sjellë paqe dhe stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Thaçi.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re